Art&Argëtim

Inva Mula: Teatri i Operës i paprekshëm, nuk mund të bëhet privat

29 Shtator 2020, 13:10 Nga DOSJA
Inva Mula: Teatri i Operës i paprekshëm, nuk mund të bëhet

TIRANE– Sopranoja shqiptare Inva Mula ka analizuar propozimin e ministres së Kulturës, që kishte të bënte me shkëputjen e Operas nga shteti. Pasi është konsultuar me drejtues të operave më të mëdha franceze, për modelet e tyre të menaxhimit, artistja tha për ‘Balkan Web’ se opera nuk mund të bëhet private.

“Opera? Shqiperia nuk i ngjan vendeve te tjera. Është fat që u ndërtua në vitet 1950, kur kishim aq vështirësi. Teatri i operas është i paprekshem në gjithë Lindjen, ai nuk është prekur pavarësisht ndryshimeve që kaë ndodhur. Opera është aset, nuk mund të bëhet private, kjo as nuk diskutohet” u shpreh sopranoja.

Inva sugjeron që teatro operash duhet të kenë edhe qytete si Shkodra ku u vu opera e parë shqiptare,  apo Korça, ajo e sheh institucionin si panteon. Mula sugjeron financime shtesë nga bizneset e mëdha ku shteti është rregullator.

Shteti duhet të ndërhyje qe bizneset e mëdha të ndihmojnë duke shtuar buxhetin për Teatrin e Operas. Unë bëj thirrje për një tryezë me artistë  shqiptarë, me studiues për Operan. Unë vetë mundtë ftoj drejtues të opera të mëdha europiane që të sjellin përvoijat e tyre në menaxhim”, thotë sopranoja e njohur.

Ajo sugjeron bisedime dhe zgjidhje që do të bëjnë që “Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, të qëndrojë me këmbët e veta, por gjithmone si aseti  kyesor i shtetit shqiptar”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture inva mula tkob inva mula tkob

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 29 Shtator 2020, 09:55

SHBA– VIP-at shpeshherë bëhen pjesë e ‘incidenteve’ për shkak të veshjeve të tyre.Që nga grisja e pantollonave, këputja e një kopse apo fustani papritur u...

Art&Argëtim 29 Shtator 2020, 09:46

SHBA– Aktori i njohur Pierce Brosnan i njohur për rolin legjendar të ‘James Bond’ ka nxjerrë në shitje vilën e tij luksoze.Banesa e cila ndodhet në Malibu është...