Art&Argëtim

Enca Haxhia tregon vështirësitë që ka kaluar kohët e fundit: Rashë në dashuri, humba babain dhe ngela pa…

29 Shtator 2020, 10:06 Nga DOSJA
Enca Haxhia tregon vështirësitë që ka kaluar kohët e

TIRANE- Këngëtarja shqiptare Enca ka ndarë në story disa nga momentet e mira dhe të këqija që ka kaluar kohët e fundit.

Ajo i drejtohet fansave të saj duke i thënë se jeta është si piano ka ditë të mira dhe të këqija.

Unë preferoj që të ndaj vetëm momentet e mia të mira në Instagram, sepse dua që të ndaj vetëm pozitivitet dhe të mbaj mend momentet e bukura, por jeta nuk ka vetëm nga momentet e mira. Kështu që, ndonjëherë mendoj se duhet t’i normalizojmë edhe ditët e këqija. Mendojeni jetën si piano! Ka ditë të bardha dhe të ditë të zeza. Jeta është një piano”, shkruajti ajo.

Në mesin e këtyre momenteve, Enca zbuloi se është dashuruar dhe se ka humbur disa miq jo të vërtetë e po ashtu ka mbetur edhe pa punë si pasojë e pandemisë.

“Premiera e filmit, eksperienca e parë e madhe si aktore, turneu i filmit në Evropë, emocione të reja. Më shumë kohë për veten time, miqtë dhe familjen për shkak të pandemisë. Ndërtova një shtëpi muzikore, duke prodhuar vetë muzikë. Publikova një hit të madh. Kalova pushime verore të mrekullueshme. Rashë sërish në dashuri”, ishin momentet më të mira për këngëtaren.

Pak kohë më parë, këngëtarja theu këmbën dhe iu nënshtrua një operacioni dhe si rrjedhojë, këtë periudhë po e kalon në shtëpi, duke marrë veten.

(AL.BO.)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz enca momentet e keqija te ences enca momentet e keqija te ences

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 29 Shtator 2020, 09:55

SHBA– VIP-at shpeshherë bëhen pjesë e ‘incidenteve’ për shkak të veshjeve të tyre.Që nga grisja e pantollonave, këputja e një kopse apo fustani papritur u...

Art&Argëtim 29 Shtator 2020, 09:46

SHBA– Aktori i njohur Pierce Brosnan i njohur për rolin legjendar të ‘James Bond’ ka nxjerrë në shitje vilën e tij luksoze.Banesa e cila ndodhet në Malibu është...