Art&Argëtim

AKUZA E FORTË/Gazetarja italiane: Gabriel Garko ka marrë 60 mijë euro vetëm për të pranuar se është ‘gay’

29 Shtator 2020, 17:42 Nga DOSJA
AKUZA E FORTË/Gazetarja italiane: Gabriel Garko ka marrë 60 mijë

ITALI– Gazetarja italiane Selvaggia Lucarelli, ka zbuluar së fundmi se aktori Gabriel Garko ka marrë 60 mijë euro për të pranuar se është gay. Sipas gazetares aktorit i janë dhënë 30,000 € për rrëfimin në Big Brother dhe 30,000 € për daljen e tij në emisionin “Verissimo”. Megjithatë gazetarja ka shtuar se nuk është e sigurtë nëse kjo është plotësisht e vërtetë.

“Garko dëshironte të ndihej i lirë, por ai e bëri këtë gjë, sipas burimeve të mia, për 30,000 € për rrëfimin në Big Brother dhe 30,000 € për daljen e tij në emisionin “Verissimo”. Sa e vërtetë mund të jetë? Nuk e di, tha Selvaggia. Ndërkohë pas kësaj deklarate aktori nuk ka dhënë asnjë reagim.

Pak ditë më parë Gabriel Garko zbuloi publikisht se është homoseksual para miliona shikuesve në ‘Big Brother Vip’. Gjithashtu, aktori deklaroi se historia me aktoren Adua Del Vesco, me të cilën ka pasur një fejesë nga viti 2015 deri në 2018,  nuk ishte e vërtetë. 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gabriel garko selvaggia lucarelli gabriel garko selvaggia lucarelli

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 29 Shtator 2020, 09:55

SHBA– VIP-at shpeshherë bëhen pjesë e ‘incidenteve’ për shkak të veshjeve të tyre.Që nga grisja e pantollonave, këputja e një kopse apo fustani papritur u...

Art&Argëtim 29 Shtator 2020, 09:46

SHBA– Aktori i njohur Pierce Brosnan i njohur për rolin legjendar të ‘James Bond’ ka nxjerrë në shitje vilën e tij luksoze.Banesa e cila ndodhet në Malibu është...