Art&Argëtim

29 Shtator 2020, 09:46 Nga DOSJA

SHBA– Aktori i njohur Pierce Brosnan i njohur për rolin legjendar të ‘James Bond’ ka nxjerrë në shitje vilën e tij luksoze.

Banesa e cila ndodhet në Malibu është blerë fillimisht për vetëm 7 milionë dollarë në vitin 2000, më pas është rindërtuar në 2010 dhe pritet të shitet për 100 milionë dollarë.

Prona me dy shtëpi, që përfshin 9 dhoma gjumi dhe 14 banjo, ndodhet buzë detit dhe ka aq shumë panele diellore, sa që pronari i ri do të jetë në gjendje të ngrohë shtëpinë, pishinën e jashtme dhe atë të mysafirëve, dhe përsëri të shesë energji elektrike për rrjetin local të energjisë.

Megjithatë, me një shumë të tillë, do të jetë pak e vështirë që aktori i njohur të gjejë blerës.

Ndërkohë mund të shihni pamjet e shtëpisë mahnitëse

 

(Al.Bo)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz james bond shtepi ne shitje vila e pierce brosnan james bond shtepi ne shitje vila e pierce brosnan

Sondazh

Poll