Politike

David Lega: Çdo ndryshim i njëanshëm i “5 qershorit” është në kundërshtim me rekomandimet e OSBE/ODIHR, cënon integr

29 Shtator 2020, 14:29 Nga DOSJA
David Lega: Çdo ndryshim i njëanshëm i “5

TIRANË– Europarlamentari David Lega ka bërë thirrje për mos cënimin dhe mos ndryhsimin e marrëveshjes së 5 Qershorit. Përmes një reagimit zyrtar, Lega u shpreh se ndryshimet e njëanshmë në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimit të KE për hapjen e negociatave. 

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kusht thelbësor për anëtarësimin në BE. Reforma Zgjedhore e 5 qershorit u miratua në konsensus, u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet zbatuar ashtu siç është dakortësuar. Ndryshimet e njëanshmë në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimit të KE për hapjen e negociatave. Grupi PPE i bën thirrje autoriteteve të ndalojë çdo ndryshim të njëanshëm dhe të respektojnë marrëveshjen siç janë zotuar,”- shkruan Lega në Twitter. 

Ndërkohë, Këshilli Politik do të mblidhet të enjten në orën 11:00, në mjediset e Pallatit të Kongreseve. Përfaqësuesi i maxhorancës Damian Gjiknuri përmes një letre, ftoi dy përfaqësuesit e opozitës jo parlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. Më pas në Komisionin e Ligjeve, datë e cila nuk është caktuar ende, ku do të shqyrtohen nen për nen ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndërsa më 5 tetor, drafti i integruar do të kalojë në Kuvend për t’u votuar. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike david lega ndryhsimet ne kodin zgjedhor david lega ndryhsimet ne kodin zgjedhor

Sondazh

Poll