Politike

Konsenus në KP! Wadephul thirrje urgjente:Kur ta thotë ODIHR, Reforma zgjedhore do quhet e përmbushur

29 Shtator 2020, 13:41 Nga DOSJA
Konsenus në KP! Wadephul thirrje urgjente:Kur ta thotë ODIHR, Reforma

GJERMANI– Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul, u ka bërë thirrje pative politke shqiptare që të arrijnë në një koncensus në Këshillin Politik.

Pas takimit që pati në Berlin me ministrin në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, Wadephul tha se palët politike në Shqipëri, duhet të marrin mendimin e ODIHR dhe vetëm kur ODIHR/OSBE të thotë se reforma zgjedhore është në përputhje të plotë me kriteret e tyre, atëherë kushti mund të quhet i plotësuar.

Kthejuni konsensusit në Këshillin Politik. Dhe jepini ODIHR-it mundësinë që të vlerësojë ndryshimet që do të arrihen në Këshillin Politik për listat zgjedhore. Vetëm nëse thotë ODIHR-i se reforma zgjdhore është në përputhje të plotë me kriteret e OSBE/ODIHR-it, atëherë edhe ne do ta kemi të lehtë që të themi se është plotësuar edhe kushti i reformës zgjedhore,”- u shpreh Wadephul për DW.

Ndërkohë, Këshilli Politik do të mblidhet të enjten në orën 11:00, në mjediset e Pallatit të Kongreseve. Përfaqësuesi i maxhorancës Damian Gjiknuri përmes një letre, ftoi dy përfaqësuesit e opozitës jo parlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. Më pas në Komisionin e Ligjeve, datë e cila nuk është caktuar ende, ku do të shqyrtohen nen për nen ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndërsa më 5 tetor, drafti i integruar do të kalojë në Kuvend për t’u votuar. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike johan wadephul reforma zgjedhore johan wadephul reforma zgjedhore

Sondazh

Poll