Politike

“Ju mund të ëndërroni por nuk e keni”/ Postimi i Ramës jehonë në mediat maqedonase: Kanioni i Leshnicës nuk është n

29 Shtator 2020, 15:30 Nga DOSJA
“Ju mund të ëndërroni por nuk e keni”/ Postimi i

MAQEDONI- Postimi i Edi Ramës ditën e djeshme në rrjetet sociale ka bërë jehonë në mediat maqedonase, por nuk kanë munguar as komentet e vendasve. Kryeministri shqiptar mbrëmë postoi në Twitter një foto të lumit Krivoshijska në Malin e Sharrit dhe zonën e njohur si Lesnica, duke shkruar se ajo përfaqëson Shqipërinë e bukur.

“Shqipëria e bukur. “Kanioni i Leshnicës”, ka shkruar Rama krahas fotos së ujëvarave në lumin Leshnica në Malin e Sharrit.

Ndërkohë menjeherë pas kësaj kanë ‘shpërthyer’ reagimet e maqedonasve ku sipas mediave vendase kanioni nuk i përket Shqipërisë. Mediat maqedonase shkruajnë: Publikimi i fotos u pasua nga një stuhi komentesh në rrjetet sociale dhe qytetarët e zemëruar të Maqedonisë shkruanin “ju mund të ëndërroni për këtë” dhe “kjo është në Maqedoni”.

Ndërkohë në një media tjetër shkruan se një qytetar ka reaguar në këtë mënyrë: Edi Rama ndoshta nuk e di që fotoja që ai publikoi nuk është kanioni i Leshnicës në Shqipëri, por ujëvara e të ashtuquajturës banja e dytë e lumit Krivoshijska përpara derdhjes së tij në lumin Pena dhe janë të vendosura në pjesën maqedonase të Shar Planinës, jo në Shqipëri. Unë kurrë nuk kam qenë në Shqipëri ose në sitin lokal Leshnica për të bërë një foto, por kam shumë fotografi nga vaska e Krivosija. Kështu që nëse krahasoni fotot e mia me ato të botuara nga Edi Rama, mund të shihet qartë se kryeministri shqiptar ka gabuar, domethënë ai e ‘përvetësoi’ këtë lokalitet sikur të ishte në Shqipëri. Besoj se Rama e bëri këtë pa dashje ose nga injoranca, megjithatë mendoj se Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë Veriore duhet të reagojë në mënyrë të shpejtë këtu.

Deri më tani në lidhje me postimin e Edi Ramës nuk ka asnjë reagim nga Ministria e jashtme apo qeveria.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2020, 14:56

Bashkimi Evropian do të japë 40 milionë euro për rindërtimin dhe restaurimin e monumenteve të kulturës në vend të dëmtuara nga tërmeti i 26 nentorit.Për marrëve...