Politike

“Mirënjohës për mbështjen” / Cakaj takon Wadephul: Shqipëria përparime të dukshme lidhur me detyrimet para Ko

29 Shtator 2020, 15:50 Nga DOSJA
“Mirënjohës për mbështjen” / Cakaj takon

TIRANË – Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Nënkryetarin e grupit parlamentar të CDU në Gjermani, Johann Wadephul.  

Bashkëbiseduesit që morën pjesë në takim thanë që Shqipëria ka bërë përparime të dukshme, sa i përket zbatimit të detyrimeve para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Po ashtu, në takim u diskutua edhe për hapat që Shqipëria ka ndërmarrë për mbylljen e reformës zgjedhore, sipas vullnetit të palëve dhe në përputhje me përcaktimet në përfundimet e Këshillit të marsit 2020.

“Mirënjohës për mbështetjen e deritanishme dhe gatishmërinë për ta thelluar bashkëpunimin më tej, në shërbim të së ardhmes evropiane të Shqipërisë.” – përfundoi Cakaj reagimin e tij lidhur me takimin e zhvilluar.

Cakaj ndodhet në Berlin për një vizitë dyditore për të lobuar për hapjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare. Deri tani ai është takuar edhe me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështje të Evropës, Gunther Krichbaum, dhe me Ministrin për Cështje të Evropës, Michael Roth.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj gent cakaj

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2020, 14:56

Bashkimi Evropian do të japë 40 milionë euro për rindërtimin dhe restaurimin e monumenteve të kulturës në vend të dëmtuara nga tërmeti i 26 nentorit.Për marrëve...