Aktualitet

NGJARJA/ Bossi i Adorions Palace u vra me armën e Redi Popeskut, pronari i Monopol pretendoi se e kishte humbur, kërkimi i dë

29 Shtator 2020, 11:53 Nga DOSJA
NGJARJA/ Bossi i Adorions Palace u vra me armën e Redi Popeskut, pronari i

TIRANË- Kur kanë kaluar dy vite nga masakra lokal Monopol në ish-Bllok, prokuroria ka gjetur rastësisht armën e krimit. E njëjta armë e përdorur nga komandoja Merviol Bilo më 4 tetor 2018, në përplasjen ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, tip Glock, është arma që është vetëvrarë Eugert Lazaj. Lazaj, pronari i kompleksit “Adorions Palace” është vrarë me armën që u përdor në masakrën e lokal “Monopol”. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pistoleta u gjet nga policia në shtëpinë e Eugert Lazajt, aty ku u gjet trupi i tij, në një nga dhomat e vilës së tij në Farkë. Lazaj u gjet i pajetë, ndërsa sipas raportit mjeko-ligjor viktima, kishte një vrimë hyrëse me puthitje në anën e djathtë të kokës dhe vrima e daljes në anën e majtë të kokës.

Po ashtu, ai kishte edhe një dëmtim të lehtë në gishtin e madh të dorës, që dyshohet se është shkaktuar nga lëvizja e shulit të armës që kreu qitjen. Megjithatë, rrethanat sesi kjo armë përfundoi në duart e Lazajt, ende nuk dihen. Pasi arma u gjet në vilën e Lazajt, iu bë ekspertiza balistike, dhe u konfirmua se bëhej fjalë për të njëjtën pistoletë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se policia do të bëjë një ekspertim të dytë në lokal “Monopol” për të krahasuar gëzhojat. 

Si humbi arma pas ngjarjes në Ish-bllok? 

Fill pas ngjarjes së ish-bllok, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe u plagos biznesmeni Ervis Martinaj dhe Eljo Hato, komandoja Merviol Bilo u largua nga vendi i ngjarjes. Kjo armë u kërkua nga policia dhe prokuroria, në lulishten pranë Piramidës dhe në Lanë me dyshimin se Bilo e kishte hedhur armën teksa largohej. Kërkimi vijoi për disa orë gjatë natës, dhe në monitorim të kontrollit ishte vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe kryeprokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj. Burimet po ashtu bëjnë me dije se kjo armë, e përdorur nga Bilo është e biznesmenit Redi Popescu, i cili pas masakrës e denoncoi si të humbur. 

Tashmë hetimi i vdekjes së biznesmenit Eugert Lazaj, po kryesohet nga prokurori Etion Kapo dhe një grup oficerësh policie, të cilët do të verifikojnë edhe predhat e qitura nga kjo armë. 

Përsa i përket masakrës në ish-bllok, komandoja Merviol Bilo është ende në arrati, ndërsa prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur biznesmenin Ervis Martinaj dhe mikun e tij, Elion Hato, për akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehje të ardhurash”, “Falsifikimit të pasaportave dhe kartave të identitetit” dhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit”.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eugert lazaj merviol bilo redi popescu vrasja ne ish-bllok eugert lazaj merviol bilo redi popescu vrasja ne ish-bllok

Sondazh

Poll