Art&Argëtim

Dhurata që Gwyneth Paltrow zgjedh t’i bëjë vetes për ditëlindje, shfaqet nudo në kopshtin e saj: Nuk do të vesh asgjë

28 Shtator 2020, 19:59 Nga DOSJA
Dhurata që Gwyneth Paltrow zgjedh t’i bëjë vetes për

SHBA– Festat që organizojnë VIP-at për ditëlindje gjithmonë janë të mgjishme e në vende luksoze, por ajoçfarë ka zgjedhur artistja e njohur Gwyneth Paltrow për 48-vjetorin e lindjes është krejt ndryshme.

Ajo ka pozuar nudo në kopshtin e shtëpisë së saj, ndërsa ka uruar të gjithë miqtë dhe ndjekësit për urimet që i kanë bërë për ditëlindje.

Krahas fotos topless Gwyneth Paltrow shkruan:  Sot për ditëlindje nuk do të vesh asgjë tjetër.

Por mbi trupin e saj ajo ka promovuar një tjetër produkt të brandit të saj, një gjalp për trupin, duke treguar efektet “e mahnitshme” sipas saj  tek vetja. Mes mijëra pëlqimeve që ka marrë artistja në foton nudo, nga familja vajza e saj, Apple, ka komentuar e turpëruar me thjesht një “Mom!!!”.

E nga ana tjetër bashkëshorti i ka dedikuar një postim dashurie në rrjetin social Instagram.

 “Faleminderit të gjithëve për urimet e ditëlindjes dhe faleminderit edhe për gjalpin e ri të trupit të brandit tim të mahnitshëm Goop, që më bën të besoj që mund të zhvishem plotësisht.”-  ka shkruar Paltrow.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gwyneth paltrow gwyneth paltrow

Sondazh

Poll