Bota

Norvegjia refuzon të nis kërkimin për naftë në Arktik

14 Prill 2019, 18:17 Nga DOSJA
Norvegjia refuzon të nis kërkimin për naftë në Arktik

Partia më e madhe në parlamentin e Norvegjisë ka marrë një vendim të rëndësishëm në industrinë e madhe të naftës në vend pas tërheqjes së mbështetjes për shpime eksploruese jashtë ishujve Lofoten në Arktik, të cilat konsiderohen si një mrekulli natyrore.

Prodhuesi më i madh i naftës në Norvegji tha se marrja e aksesit në furnizimin me naftë në Lofoten është thelbësore për vendin që të mbajë nivelet e prodhimit.

Mendohet se ka nga 1 deri në 3 miliardë fuçi naftë nën shtratin e detit jashtë arkipelagut Lofoten. Zona tashmë e mbajtur jashtë kufijve për vite nga qeveria e koalicionit të Norvegjisë nëpërmjet marrëveshjeve të ndryshme politike.

“E gjithë industria është e habitur dhe e zhgënjyer“, tha Bloomberg Karl Eirik Schjott-Pedersen, kreu i Shoqatës së Naftës dhe Gazit të Norvegjisë.

Opozita e laburisteve, e njoftuar nga lideri i saj, Jonas Gahr Store, shfaq një përçarje në parti, pasi lidershipi përpiqet të pasqyrojë shqetësimet në rritje të mjedisit për popullsinë, duke synuar gjithashtu të mbështesë sindikatat e punëtorëve në industrinë e naftës, të cilat kanë qenë mbështetësit kryesorë të parti.

Muajin e kaluar fondi i naftës së Norvegjisë tha se nuk do të investojë më në 134 kompani që eksplorojnë për naftë dhe gaz, por do të mbajnë aksione në firmat e mëdha të naftës, përfshirë PB dhe Shell, të cilat kanë ndarje të energjisë së rinovueshme, sipas The Indepedent.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota norvegjia norvegjia

Sondazh

Poll

Bota 14 Prill 2019, 15:40

Kur çmenden arkitektët (Foto)

“Ugly Belgian Houses” përmban mbi 1400 foto të shtëpive me një pamje që është pak t’i thuash e çuditshme.Mënyra e ndërtimit të shtëpive varion shumë pasi...