Bota

‘Bekimi më i madh është puna’, miliarderi kinez tregon cila është rruga drejt suksesit

14 Prill 2019, 17:32 Nga DOSJA
‘Bekimi më i madh është puna’, miliarderi kinez

Njeriu më i pasur i Kinës ka lavdëruar orët e gjata në punë gjatë gjtihë javës, madje është shprehur se kjo është rruga e vetme drejt suksesit për ounëtorët e rinj.

Jack Ma, themeluesi i tregut online ‘Alibaba’, tregoi oraret e punës në kompaninë e tij. Nga 168 orë në javë, punonjësit e Alibabës pritet të kalojnë së paku 72 prej tyre gjatë punës.

Çështja ka nxitur një debat në internet, ku punëtorët kanë shkëmbyer shembuj të kërkesave të tepërta jashtë orarit në disa kompani. Ma e themeloi Alibaba-n më 1999 dhe është bërë një nga njerëzit më të pasur të Kinës, për këtë ai falenderoi oraret e zgjatura të punës në kompanitë e ndryshme, sipas Daily Mail. 

“Në këtë botë, të gjithë dëshirojmë sukses, duan një jetë të këndshme, dëshirojnë të respektohen, por nëse nuk i japim më shumë kohë dhe energji sesa të tjerëve, si mund të arrijmë suksesin që dëshirojmë?“- u shpreh ai.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota jack ma keshilla e miliarderit kinez jack ma keshilla e miliarderit kinez

Sondazh

Poll

Bota 14 Prill 2019, 15:40

Kur çmenden arkitektët (Foto)

“Ugly Belgian Houses” përmban mbi 1400 foto të shtëpive me një pamje që është pak t’i thuash e çuditshme.Mënyra e ndërtimit të shtëpive varion shumë pasi...