Art&Argëtim

Robert Berisha sfidë të hapur Dua Lipës: Mua më duan më shumë njerëzit, nuk je dhe aq ‘funny’

28 Shtator 2020, 19:39 Nga DOSJA
Robert Berisha sfidë të hapur Dua Lipës: Mua më duan më

TIRANË– Këngëtari Robert Berisha e konsideron veten e tij si një person më të ndjekur dhe më të dashur për publikun, se sa Dua Lipa, që është tashmë e njohur edhe në tregun ndërkombëtar të muzikës.

I ftuar në studion e “Rudina”, Berisha tha se gjatë karantinës e ka monitoruar gjatë periudhës së karantinimit dhe ka vënë re se kur ai futej live, e ndoqnin mbi 17 mijë persona, ndërsa Lipën, vetëm 6 mijë ose edhe më pak.

Gjatë pandemisë unë isha në Amerikë dhe kthimin e kisha nga Stambolli ku ngela dy ditë. Isha me Taynën dhe menaxherin e saj dhe ngelëm aty. Në 19 Mars kur u kthyem u fut Kosova në karantinë dhe në aeroport na morën me busa dhe na çuan në konviktet e studentëve. Për dy javë i vetmi argëtim kanë qenë Instagrami dhe rrjetet sociale. Në Instagram nuk isha futur asnjëherë live dhe aty u futa për herë të parë. Pastaj fansat sa njerëz kam pasur kur live. Ishte futur e Dua Lipa live gjatë karantinës dhe kishte vetëm 6 mijë njerëz duke e parë që ajo ka miliona ndjekës. Ajo është këngëtare shumë e mirë por ndoshta nuk është funny. Tek unë rrinin 2 orë dhe kisha 17mijë e 600 njerëz. Tregoja barcoleta, këndoja, kisha dhe barcoleta me spec siç i thoni ju dje aty lindi idea për emisionin +16. Të gjithë më thoshin gjynah që nuk e ke një emision tëndin,”- tha Robert Berisha.

Dua Lipa ka mbi 52 milionë ndjekës në Instagram ndërsa Robert Berisha ka vetëm 188 mijë të tillë. Gjithsesi rrjeti i njohjes për Duan është ndërkombëtar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dua lipa robert berisha dua lipa robert berisha

Sondazh

Poll