Aktualitet

“A ka pasur presion mbi Prokurorin e Përgjithshëm?”/ Përgjigjet Olsian Çela: Askush të mos tentojë të ndërhy

29 Shtator 2020, 05:48 Nga DOSJA
“A ka pasur presion mbi Prokurorin e Përgjithshëm?”/

TIRANË– Olsian Çela, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë një  interviste për Euronews Albania, deklaroi se nuk ka qenë aspak e lehtë detyra në krye të institucionit të akuzës, gjatë kohës së pandemisë.

I pyetur nga Ilva Tare nëse ka pasur ndërhyrje apo presion në punë e tij në 9 muaj në krye të Prokurorisë së Përgjithshëm, Çela tha se nuk ka pasur asnjë presion.

“Patjetër që jo. Sepse qasja që Prokurori i Përgjithshëm ka në raport me ligjin është që askush të mos tentojë që të ndërhyjë në punët e një organi të pavarur.”, u shpreh ai.

Më tej ai theksoi se ka inkurajuar prokurorët që të kryejnë hetime të thelluara për të nxjerr përpara drejtësisë përgjegjësit pë viktimat e 26 nëntorit.

“Hetimet kanë vijuar, një pjesë e tyre kanë përfunduar por është një numër shumë i lartë hetimesh që vijojnë kryesisht në Durrës dhe më pas mund të kalohet dhe në rekomandime për bazën ligjore”, tha ai.

Duke folur për reformën në drejtësi, kryeprokurori tha se elementi kyç i sukesesit është pavarësia e prokurorëve dhe rritja e përgjegjshmërisë.

“Vijmë nga një kulturë hierarkike dhe e centralizuar. Është e vështirë të ndryshosh kulturën e punës dhe ndaj ishte e domosdoshme nxjerrja e akteve”, tha Çela.

J.V/Dosja.al 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet olsian cela olsian cela

Sondazh

Poll