Politike

Rama jep njoftimin e rëndësishëm: Do të lejohen hapur lokalet edhe në ambientet e brendshme, jo më inspektime në biznese,

27 Shtator 2020, 10:32 Nga DOSJA
Rama jep njoftimin e rëndësishëm: Do të lejohen hapur

VLORË-Qeveria lehtëson masat anti-COVID. Kryeministri Edi Rama gjatë një inspektimi në disa biznese në qytetin e Vlorë dha lajmin se ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë do të publikojë udhëzimet për lokalet, të cilat do të kenë mundësi të punojnë edhe ambientet e  brendshme. Kreu qeverisë theksoi se koha po ftohet dhe qytetarët do ta kenë të pamundur për të qëndruar jashtë.

“Sot do të dalë njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve, se është problem tani që fillon koha më e ftohtë, por duke respektuar masat”, tha Rama gjatë bashkëbisedimit me pronarët e bizneseve.

Kreu i qeverisë theksoi se nuk do të ketë më inspektime në biznese, por vetëm monitorim kundër punës në të zezë, duke respektuar këtu punën e punonjësve.

“Heqja e TVSH ishte gjëja më e mirë për biznesin. E nisëm deri në 80 milionë që bëmë një zbritje të fortë gjysmë për gjysmë të taksës që ishte më parë dhe pastaj e shtrimë në 120 milionë. Tani e çuam në 140 milion . Deri tek 100 pa taksa, pa TVSH, tek 140 milionë pa taksa por me TVSH.  Tani nuk ka më inspektorë, se gjithë biznesi i vogël nuk do të ketë taksa dhe TVSH dhe inspektorë që të vijnë t’ju nxijnë jetën. Do të monitorohet vetëm paga, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të atyre që ke pas banakut. Do zoti i thërrisni pak mendjes t’ua rrisni pak rrogën”, tha kreu i qeverisë. 

Në mesin e muajit mars qeveria mori vendimin për mbylljen e gjitha lokaleve dhe restoranteve, masë kjo për COVID-19. Këto biznese u hapën pak muaj më vonë, duke respektuar masat anti-covid. Por, ende nuk lejohen aktivitetet, dasmat, apo festat brenda në lokale. Madje kush shkel ligjin gjobitet.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapen në ambinetet e brendshme lokalet rama ne vlore edi rama hapen në ambinetet e brendshme lokalet rama ne vlore

Sondazh

Poll

Politike 26 Shtator 2020, 18:12

TIRANË– Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi i është përgjigjur akuzave të presidentit Ilir Meta, i cili deklaroi se prej vitit 2017 bujqë...

Politike 26 Shtator 2020, 14:47

VLORË– Për më shumë se katër orë ka zgjatur takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesit vendorë të qarkut të Vlorës. Takimi ka nisur në ornë 15:00 në amb...