Politike

“Kanë ardhur për akullore?”/ Rama batuta me biznesmenin në Vlorë: Thirrini mendjes dhe rrisni rrogat se s’ka më inspe

27 Shtator 2020, 18:06 Nga DOSJA
“Kanë ardhur për akullore?”/ Rama batuta me biznesmenin

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me një prej biznesmenëve që takoi sot në Vlorë. I pranishëm në qytetin bregdetar, Rama inspektoi disa biznese sot në Vlorë për t’u komunikuar vendimin e qeverisë se do të çlirohen nga taksat, tatim fitimi, TVSH-ja dhe vizitat e inspektorëve.

Njërin prej biznesmenëve lokalë, e pyeti nëse inspektorët i kishin shkuar për të ngrënë akullore. Burri pohoi se i kanë shkuar, por jo për akullore.

Pjesë nga biseda me biznesmenin në Vlorë

Edi Rama: Si je, çfarë thonë akulloret?

Biznesmeni: Deri tani na kanë shkuar gjërat mirë

Edi Rama: Kanë ardhur inspektorët të hanë akullore?

Biznesmeni: Për të ngrënë nuk kanë ngrënë, por për të ardhur kanë ardhur

Edi Rama: Tani nuk ka më inspektorë, se gjithë biznesi i vogël nuk do të ketë taksa dhe TVSH dhe inspektorë që të vijnë t’ju nxijnë jetën. Do të monitorohet vetëm paga, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të atyre që ke pas banakut. Do zoti i thërrisni pak mendjes t’ua rrisni pak rrogën.

Biznesmeni: Mendjes i kemi thirrur, nga një kam bërë 3 lokale pas 5 viteve, kemi punë më shumë, vendi është bërë shumë më mirë. Unë nuk shikoj ngjyrën PD-PS, por njeriun që punon.

Edi Rama:  PD në Vlorë e kemi si hudhrën që e vendosim aty për të mos marrë mësysh…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne vlore edi rama rama ne vlore

Sondazh

Poll