Aktualitet

Dosja Habilaj/ Shtyhet seanca e dytë gjyqësore, do të zhvillohet më 30 prill

15 Prill 2019, 08:14 Nga DOSJA
Dosja Habilaj/ Shtyhet seanca e dytë gjyqësore, do të zhvillohet

TIRANË- Gjykata për Krime të Rënda nis gjykimin e grupit të Habilajve, pasi dështoi seanca e parë, e cila u mbajt më 19 mars, për shkak të mos njoftimit të të pandehurve. 

Habilaj dhe një pjesë e grupit të tij, prej dy vitesh janë në arrest në burg në Itali dhe janë duke u gjykuar për të njëjtat vepra penale, ndërsa Krimet e Rënda kanë bërë njoftimet në Vlorë, duke angazhuar dhe policinë e rrethit.

Gjykata ka kërkuar edhe ndihmën e Interpol, por ende nuk ka marrë një përgjigje. Në këto kushte, deri në njoftimin zyrtar të të pandehurve, gjykata shtyu seancën për në 30 prill.

I vetmi nga grupi që ndodhet në Shqipëri është Armand Koçerri, i cili u arrestua së bashku me Nazer Seitin, ky i fundit, u ekstradua disa muaj më parë në Itali, ku edhe është duke u gjykuar. Prokuroria akuzon 9 të pandehurit, se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë trafikuar tonelata drogë drejt Italisë.

Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë trafikuar drejt Italisë tonelata me lëndë narkotike kanabis sativa. Pjese e hetimeve kanë qënë edhe persona me ndikim në Policinë e Shtetit, të cilët i kanë ndihmuar që pjesëtarët e grupit të Habiljave t’i shpëtojnë kontrolleve.

Teksa gjyqi për Habilajt po zhvillohet në Itali, në Shqipëri të pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda janë marrë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e krimeve te renda grupi i habilajve moisi habilaj gjykata e krimeve te renda grupi i habilajve moisi habilaj

Sondazh

Poll