Aktualitet

Komiteti i Ekspertëve merr vendimin/Më 1 tetor hapen bar-kafetë, restorantet dhe pishinat në ambiente të mbyllura, por jo k

27 Shtator 2020, 11:50 Nga DOSJA
Komiteti i Ekspertëve merr vendimin/Më 1 tetor hapen bar-kafetë,

TIRANË- Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për rihapjen nga data 1 tetor të bar-kafeve, restoranteve dhe pishinave në ambiente të mbyllura. Ky lajm u dha mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama gjatë një inspektimi në disa lokale në Vlorë.

Pak minuta më vonë, doli në një koferencë për mediet, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu, e cila sqaroi se do të vijonë të mbeten të mbyllura klubet e natës, pub-e e disko-t, apo veprimtari të këtij lloji.

“Në vijim të Paketës së Masave, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar Protokollet e posatshme të sigurisë për rihapjen nga data 1 Tetor, të restoranteve dhe bareve në ambiente të mbyllura si dhe të pishinave në ambiente të mbyllura, ku distancimi fizik, higjiena dhe mbajtja e maskës nga stafet që shërbejnë është e detyrueshme në çdo subjekt”, u shpreh Manastirliu.

Duke theksuar se respektimi i protokolleve të sigurisë është kusht i panegociueshëm, Manastirliu kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve dhe biznesit.

“Task-Forca e inspektimit të protokolleve anticovid, policia e shtetit dhe policia bashkiake do të inspektojnë zbatimin e protokolleve duke ndërmarrë masat sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Por nëse duam që aktivitetet ekonomike të mos pengohen dhe ekonomia të ecë përpara, duhet të marrim përgjegjësinë që na takon, duke nisur nga institucionet, biznesi dhe çdo qytetar”, tha Manastirliu.

Ndërkohë, MSH publikoi edhe udhësuesin me rregullat e reja. Sa u përket pishinave, ajo që theksohet që në fillim të protokollit është se evidentimi qoftë edhe të një rasti të vetëm në strukturat e tyre do të sjellë mbyllje të aktivitetit, pavarësisht hetimit epidemiologjik. Po kështu, në baret dhe restorantet do të krijohet një tunel kalimi për të mbërritur tek kasa, në mënyrë që klientët të kenë sa më pak kontakt me njëri tjetrin.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama hapen në ambientet e brendshme lokalet hapja e pishinave ogerta manstirliu edi rama hapen në ambientet e brendshme lokalet hapja e pishinave ogerta manstirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shtator 2020, 11:24

Rehabilitimi i rrugëve fut në kaos Tiranën

rojektit të transformimit të Bulevardit Zogu i Parë, i cili zgjat tashmë prej një viti, i është shtuar së fundmi edhe projekti i ndërtimit të rrjetit të ri të k...