U arrestua se u merrte para studentëve për provimet/ GJKKO lë në qeli pedagogun e Korçës, Alket Dino dhe sekserin, Xhevi D
27 Shtator 2020, 08:51Nga DOSJA
TIRANË- Ditën e sotme Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për pedagogun e Korçës, Alket Dino dhe për sekserin, Xhevi Dervishi. Seanca e sotme në gjykatë ka zgjatur më shumë se 2 orë, pasi avokatët e dy të arrestuarve kanë kërkuar kohë për t’u njohur me aktet dhe provat e paraqitura nga Prokuroria.
Teksa jepej vendimi, në hyrje të kësaj gjykate ndodheshin edhe familjarët e të arrestuarve, të cilët u shprehën për mediet se për këtë çështje do të flasë drejtësia. “S’kemi asgjë për të thënë, do të flasi drejtësia. Nuk ka lidhje asgjë me çfarë thuhet”, janë shprehur ata.
Ndërkohë, sapo furgoni që shoqëronte padagogun u fut në Gjykatë, ata nisën duke shprehur fjalë mbështetëse: “Drejtësia do të fitojë, jemi me ty Alket”.
Skema e korrupsionit:
Alket Dino dhe Xhevi Dervishi u arrestuan pranë Fakultetit, teksa iu gjetën edhe një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Skema e korrupsionit mes pedagogut dhe sekserit është zbardhur brenda pak ditëve nga SPAK. Mësohet se në momentin që sekseri u merrte lekët studentëve, pedagogu u ndryshonte këtyre të fundit notën. Prokuroria si provë materiale të vlefshme për hetimin ka edhe provimet e disa studenteve, pasi ka rezultuar që edhe ata që kishin dhënë përgjigjje për pyetjet nuk kishin marrë notë kaluese.
Kështu pedagogu Dino ishte kthyer në një makth për studentët e Korçës, sepse i ngelte në provime dhe në sezonin e vjeshtës kishte kaluar vetëm 5 prej tyre. Pas arrestimit Xhevi Dervishi pranoi fajësinë, pasi tha se paratë i ndante përgjysmë me profesorin, por më pas nuk foli më. Ndërsa pedagogu Dino që prej arrestimit nuk e ka pranuar në asnjë moment fajësinë dhe përfshirjen në skemën korruptive për të cilën e akuzon SPAK.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Shkrimtari dhe studiuesi i njohur shqiptar, Agron Tufa përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Nasho Jorgaqi, autori i romanit...
rojektit të transformimit të Bulevardit Zogu i Parë, i cili zgjat tashmë prej një viti, i është shtuar së fundmi edhe projekti i ndërtimit të rrjetit të ri të k...
POGRADEC- Toni Jashari, 35-vjeç, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, është arrestuar mesditën e sotme në pikën kufitare të Qafë Thanës. Ai ishte shpallur në...
SHKODËR- Ditën e sotme banorët e fshatit Hot i Ri dolën në protestë, ku bllokuan rrugën që lidh Postribën me Shkodrën.Gjatë 20 minutave që protestuan, ata ...
Ornela, një vajzë e re 31-vjeçare, tashmë prej gati 4 vitesh banon me motrat e vëllezërit e saj në një shtëpi me qira me tre dhoma në Tiranë. Ata janë n...
TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e “21 Dhjetorit” në kryeqytet këtë të diel, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 70-vjeçar, i cil...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm, në orën 10:54 ka ndodhur një aksident në bulevardin “Gjergj Fishta”. Policia bën me dije se një makinë që drejtohej nga shoferi ...
TIRANË– Gjatë kontrolleve të policisë rrugore në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në zonën e Saukut, janë parë që një numër i madh shoferësh kanë qarkulluar me ...