Aktualitet

Vidhte banesa dhe portofola/ Arrestohet “skifteri” në Kavajë, në banesë i gjendet edhe drogë

27 Shtator 2020, 10:58 Nga DOSJA
Vidhte banesa dhe portofola/ Arrestohet “skifteri” në

KAVAJË- Policia e Kavajës ka arrestuar 46-vjeçarin me iniciale A.Gj, i cili akuzohet se ka kryer 3 vjedhje. 46-vjeçari akuzohet se ka grabitur dy banesa dhe  i ka marrë një qytetareje çantën e dorës. Ndërkohë gjatë konstrollit të banesë së tij, policia i ka gjetur 277 gramë kanabis.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, një 46-vjeçar që kryente vjedhje banesash dhe portofolash. 46-vjeçari me precedent penal të mëparshëm në fushën e narkotikëve, i cili kryente sërish të njëjtën veprimtari kriminale duke shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla. Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjeve, të cilat dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Sekuestrohet në banesën e 46-vjeçarit, 277 gramë lëndë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bazuar dhe në pamjet filmike, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 46 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

– Më datë 26.09.2020 ka vjedhur banesën e shtetasit F. H.
– Më datë 19.07.2020 i ka vjedhur shtetases E. S., çantën e dorës.
-Më datë 28.06.2020 ka vjedhur banesën e shtetasit F.Sh.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 277 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa si dhe bimë të kultivuar në oborrin e banesës.

46-vjeçari, gjatë marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vjedhjeve të lartpërmendura dhe të sendeve të kundraligjshme të sekuestruara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 46-vjeçari në kavajë arrestohet 46-vjeçari në kavajë

Sondazh

Poll