Sport

VIDEO/E dëmtoi rëndë portieri i tij, ish-kapiteni i Kombëtares disa minuta pa ndjenja

25 Shtator 2020, 21:13 Nga DOSJA
VIDEO/E dëmtoi rëndë portieri i tij, ish-kapiteni i

GJERMANI-Një dëmtim tejet i frikshëm ka parë si protagonist Mërgim Mavrajn. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare është përplasur me portierin e skuadrës së tij gjatë ndeshjes së sotme mes Erzgebirge Aue dhe Greuther Furth. Një harkim i hedhur në zonë nga kudërshtarët ka bërë që gardiani i Greuther Furth të fluturojë për të grushtuar topin, por bashkë me të ka gjetur edhe Mavrajn. 34-vjeçari ka rënë përtokë dhe nga pamjet duket se ka humbur vetëdijen e tij.

 

Është dashur menjëherë ndërhyrja e stafit mjekësor të skuadrës, të cilët pas 5 minutash përpjeke kanë kthyer në gjendje të vetëdijshme mbrojtësin shqiptar. I fashuar nga qafa dhe i shtrirë në barrelë, Mavraj ka lënë fushën dhe sipas raportimeve të mediave nga Gjermania është drejtuar drejt spitalit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gjermani greuther furth mergim mavraj gjermani greuther furth mergim mavraj

Sondazh

Poll