Aktualitet

Sekuestrohen 67850 paund në Rinas, procedohet 63-vjeçari nga Tunizia, i mbante të fshehura në çantën e tij të shpinës

26 Shtator 2020, 07:29 Nga DOSJA
Sekuestrohen 67850 paund në Rinas, procedohet 63-vjeçari nga

TIRANE– Një 63-vjeçar nga Tunizia me vendbanim në Angli është proceduar në aeroportin e Rinasit mëngjesin e sotëm pasi iu janë sekuestruar 67850 paund.

Shuma iu gjet e fshehur në çantën e tij të shpinës, teksa përpiqej të kalonte ne aeroport.

Shtetasi me inicialet J. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Njoftimi i policise: 

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Procedohet penalisht nje 63-vjeçar nga Tunizia.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, si rezultat i shtimit të kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, shtetasin J. D., 63 vjeç, lindur në Tunizi dhe banues në Angli.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e tij të shpinës dhe në valixhe, shërbimet e Policisë Kufitare, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 67850 paund.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga ana e seksionit të ZMP-së, shtetasi J. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrim parash sekuestrim parashe sekuestrim parash sekuestrim parashe

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2020, 06:49

ZELANDE E RE- Big Basta, reperi nga Tirana i cili jeton në Zelandën e Re ka bërë një këngë kundër Edi Ramës. Basta i këndon realitetit të hidhur dhe asaj që ril...

Aktualitet 26 Shtator 2020, 05:00

Parashikimi i motit, 26 shtator 2020

TIRANE– Pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë me vranësira të dendura me reshje shiu në të gjithë vendin, reshjet herë pas here do të jenë të rrëmbyesh...