Largimi i Suarez mërzit Messin, argjentinasi “thumbon” drejtuesit e Barcelonës: Nuk e meritoje të dëbohesh…
25 Shtator 2020, 12:25Nga DOSJA
SPANJË– Largimi i Luis Suarez nga Barcelona ka mërzitur Lionel Messin me argjentinasin që ka shprehur hapur vendimet e klubit. Presidenti, Josep Maria Bartomeu ka larguar dy nga miqtë më të afërt të Messit, mesfushorin kilian Arturo Vidal dhe sulmuesin uruguian.
6-herë fituesi i “Topit të Artë” në një postim që ka bërë në Instagram ka publikuar disa foto me Luis Suarez me një mesazh lamtumire për sulmuesin uruguian, mesazh në të cilin argjentinasi nuk ka qëndruar pa thumbuar klubin blaugrana.
“Sot po hyja në dhomën e zhveshjeve, por fotoja jote nuk ishte më. Do të jetë e vështirë tashmë që ti je larguar, si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Janë shumë vite që kemi kaluar bashkë, dreka, darka që do të më mungojnë. Shumë gjëra që nuk do të harrohen kurrë, pasi ne kalonim pothuajse çdo ditë së bashku.Do të jetë e çuditshme të të shikoj me një fanellë tjetër dhe aq më shumë të luaj përballë teje si kundërshtar. Ti je një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij klubi dhe ke shkruar historinë këtu. Ke arritur gjëra të rëndësishme si në grup ashtu edhe në aspektin individual. Nuk e meritoje të dëbohesh siç ndodhi, por nuk jam aspak i habitur me ta. Të uroj gjithë të mirat në këtë sfidë të re si dhe të dua shumë. Shihemi së shpejti miku im,” shkruan Messi përkrah fotove.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI-Për Lazion sezoni i ri i Serie A do të nisë me shumë zhurmë dhe kjo për faktin se ultrasit bardhekaltër kanë shënjestruar presidentin e Lazio-s, Claudio L...
TIRANË-Pak ditë më parë, qeveria dhe Liga Profesioniste zhvilloi një takim sa i përket futbollit, por ende nuk ka një “tym të bardhë” sa i përket fillimit ...
ITALI-Detaje të reja dalin në provimin e Luis Suarez për të arritur nivelin B1 dhe për të marrë pasaportën italiane. “Corriere della Sera” ka shkuar më tej në f...
SHKUP-Trajneri Jose Mourinho, ka deklaruar se para ndeshjes që Tottenham fitoi 3-1 ndaj Shkëndijës në Europa League, patur një problem me portat e fushës në sta...
BUDAPEST-Bayerni i Mynihut çon në 4 numrin e trofeve të fituar këtë vit, teksa pas kampionatit, Kupës së Gjermanisë dhe Ligës së Kampionëve, arriti të ng...
MILANO-Bën detyrën Milani, që fitoi jo pa vështirësi ndaj norvegjezëve të Bodo Glimt me rezultatin 3-2 dhe u kualifikua në fazën Play Off të Europa Leagues, ku ...
Sport24 Shtator 2020, 20:56
SHKUP– Tottenham udhëtoi drejt Shkupit duke u përballur me një kundërshtar të panjohur. Trajneri i “Spursave”, Jose Mourinho kishte marrë masat, pasi një...
SHKUP-Shkëndija e Tetovës u mund ndaj Tottenhamit me shifrat 3-1,në raundin e tretë kualifikues të Europa League. Kuqezinjtë drejtuar nga Ernest Gjoka u munduan...
SHKUP– Shkëndija provoi deri në fund,por nuk ja arriti përballë Tottenhamit. Kuqezinjtë munden 1-3 në Shkup dhe i thojnë lamtumirë Europës. Pavarësisht se...
ROMË-Ilenia Matili është një tifoze e Romës e cila luftoi mes jetës dhe vdekjes për 9-të muaj pas një aksidenti me makinë në dhjetor të 2019-ës. Ajo ka qen...