Sport

Kjo është hileja e Shkëndijes për të evituar goleadën, zbulohet nga Mourinho: Ishin 5 cm më të shkurtra

25 Shtator 2020, 08:27 Nga DOSJA
Kjo është hileja e Shkëndijes për të evituar

SHKUP-Trajneri Jose Mourinho, ka deklaruar se para ndeshjes që Tottenham fitoi 3-1 ndaj Shkëndijës në Europa League, patur një problem me portat e fushës në stadiumin “Proeski Arena” të Shkupit. Gjithsesi frika për një disfatë të thellë dhe turpëruese ekzistonte te skuadra shqiptare që luan në Maqedoninë e Veriut.

Për këtë arsye klubi i Shkëndijës ka tentuar të bëjë një truk për të evituar një humbje të thellë, marifet që është zbuluar nga Jose Mourinho të paktën duke iu referuar mediave angleze.“Para ndeshjes ishte një situatë qesharake, pasi portieri im më tha se porta ishte më e vogël. Shkova ta shikoja vetë dhe ishte realisht e vogël.

 

 

 

I thought I had grown but then I realised the goal was 5 centimetres lower-Shkëndija 1 – 3 @spursofficial

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho) on

Thirrëm delegatin e UEFA dhe ishte 5 centimetra më e ulët. Kërkuam që portat të kishin përmasat e duhura”, ka deklaruar “Special One”.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport josë mourinho shkendija josë mourinho shkendija

Sondazh

Poll

Sport 24 Shtator 2020, 20:56

SHKUP– Tottenham udhëtoi drejt Shkupit duke u përballur me një kundërshtar të panjohur.  Trajneri i “Spursave”, Jose Mourinho kishte marrë masat, pasi një...