Sport

Thellohet skandali i mashtrimit të Luis Suarez, pyetjet në provimin e italishtes: Si e ke emrin?

25 Shtator 2020, 08:59 Nga DOSJA
Thellohet skandali i mashtrimit të Luis Suarez, pyetjet në provimin e

ITALI-Detaje të reja dalin në provimin e Luis Suarez për të arritur nivelin B1 dhe për të marrë pasaportën italiane. “Corriere della Sera” ka shkuar më tej në faktet që sjell. Ndër të tjera ka siguruar pyetjet që iu treguan paraprakisht Luis Suarez, të bëra më pas gjatë provimit. Sot, kjo gaetë italiane boton pyetjet që i bënë lojtarit gjatë provimit me gojë.

“Si e ke emrin?” Kjo ishte pyetja e parë e provimit. Suarezit më pas iu treguan dy fotografi, njëra nga një shalqi dhe tjetra në supermarket. Futbollisti i përcaktoi ato me termat e duhur. “Një qytet italian?” Kjo ishte pyetja e dytë,së cilës Suarez iu përgjigj: “Torino”. Të gjitha ishin dakordësuar pyetje-përgjigje paraprakisht.Më në fund u pyet për profesionin e tij dhe Suarez u përgjigj:

Unë jam një futbollist dhe kam qenë te Barcelona për gjashtë vite”. Hetimet më pas u konstatuan se diploma normalisht lëshohet një muaj e gjysmë pas testit, ndërsa lojtari u bë njohës i italishtes brenda së njëjtës ditë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus luis suarez torino juventus luis suarez torino

Sondazh

Poll

Sport 24 Shtator 2020, 20:56

SHKUP– Tottenham udhëtoi drejt Shkupit duke u përballur me një kundërshtar të panjohur.  Trajneri i “Spursave”, Jose Mourinho kishte marrë masat, pasi një...