Sport

“Premtime false dhe mediokre”, ultrasit e Lazio-s shënjestrojnë Lotiton dhe Igli Taren për merkaton e zhvilluar

25 Shtator 2020, 11:52 Nga DOSJA
“Premtime false dhe mediokre”, ultrasit e Lazio-s

ITALI-Për Lazion sezoni i ri i Serie A do të nisë me shumë zhurmë dhe kjo për faktin se ultrasit bardhekaltër kanë shënjestruar presidentin e Lazio-s, Claudio Lottito dhe Igli Taren. Tifozët nuk janë të kënaqur me merkaton që ka bërë shqiptari. Mbrëmjen e djeshme, ultrasit kryeqytetas kanë nxjerrë një banderolë ku theksohej se kanë marrë vetëm premtime false dhe mediokre, ndërsa merkato është një lëmsh i vërtetë.

Kjo vjen para debutimit të skuadrës këtë javë në kampionat, ndërsa atmosfera duket se nuk është edhe aq e mirë, ndërkohë që në këtë sezon është përpara edhe pjesëmarrja në Champions League. Ndaj, tifozët kërkonin diçka më shumë në merkato, në mënyrë që në Europë, Lazio të ketë një paraqitje dinjitoze.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport igli tare lazio lotito serie a igli tare lazio lotito serie a

Sondazh

Poll

Sport 24 Shtator 2020, 20:56

SHKUP– Tottenham udhëtoi drejt Shkupit duke u përballur me një kundërshtar të panjohur.  Trajneri i “Spursave”, Jose Mourinho kishte marrë masat, pasi një...