Bota

Hahn: Ballkani Perëndimor, rajoni i rëndësishëm drejt mundësive të mëdha

14 Prill 2019, 10:48 Nga DOSJA
Hahn: Ballkani Perëndimor, rajoni i rëndësishëm drejt

BRUKSEL – Bashkimi Evropian ka kohë që është angazhuar fuqimisht në rajon dhe ka mbështetur të ardhmen si pjesë integrale e BE, është shprehur komisioneri evropian, Johannes Hahn.

“Është në interesin tonë të angazhohemi me rajonin, pasi kjo do ta bëjë bashkimin më të fortë. Viti i kaluar ishte thelbësor, sepse u morën vendime historike mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Strategjia e Ballkanit Perëndimor u miratua nga Komisioni Evropian, si një perspektivë e qartë evropiane e rajonit.”– shpjegoi Hahn në artikullin e tij.

Ai nënvizoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë një shembull i mirë i angazhimi të Ballkanit Perëndimor në BE, duke ndihmuar kështu rajonin të ndërtojë një të ardhme të mirë.

Duke folur për marrëveshjen e Prespës midis Maqedoninë e Veriut dhe Greqisë, ai është i bindur se Shtetet Anëtare të BE-së do të pranojnë zhvillimin e dukshëm të Maqedonisë së Veriut, duke hapur negociatat e pranimit para verës dhe Shqipëria është një shembull pozitiv në rajon, sipas European Western Balkans. 

“Ballkani Perëndimor tani ka një dritare të vërtetë me mundësi. Megjithatë, pranimi në BE është një sfidë, që kërkon përpjekje të forta e të përbashkëta. Mbetet ende shumë për t’u bërë. Anëtarët e ardhshëm duhet të respektojnë vlerat e BE-së dhe të punojnë në pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal. Përveç kësaj, shtetet anëtare të BE-së duhet të përmbushin angazhimet e tyre në të cilat ata gjithmonë kanë rënë dakord në mënyra të pahijshme “,- përfundon Hahn.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ballkani perendimor johannes hahn maqedonia e veriut ballkani perendimor johannes hahn maqedonia e veriut

Sondazh

Poll