Bota

Polonia mbështet pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

14 Prill 2019, 11:21 Nga DOSJA
Polonia mbështet pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

VARSHAVË- I pyetur rreth perspektivave të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Czaputowicz kujtoi se Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin kandidate zyrtare për anëtarësim, në anën tjetër Mali i Zi dhe Serbia tashmë janë në bisedimet e pranimit.

Czaputowicz tha se përparimi në këtë çështje do të varet nga zbatimi i ndryshimeve të nevojshme në shtetet kandidate. Ai pranoi se Polonia dhe fqinjët e saj e panë të nevojshme që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE-së.

Procesi i Berlinit është një iniciativë ndërqeveritare e udhëhequr nga Gjermania për të nxitur zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe për të forcuar bashkëpunimin rajonal. Iniciativa përfshin tetë vende të BE-së,  Gjermaninë, Francën, Italinë, Austrinë, Slloveninë, Kroacinë dhe Britaninë e Madhe.

Polonia u bashkua me projektin vitin e kaluar dhe ka marrë përsipër presidencën e saj në janar, sipas The First News. 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni jacek czaputowicz polonia per ballkanin perendimor jacek czaputowicz polonia per ballkanin perendimor

Sondazh

Poll