ME FOTO: Snajperat rrethojnë banesën e 71-vjeçarit në Elbasan, të veshur gjithë në të zeza dhe gati për ndërhyje. Pran
24 Shtator 2020, 15:16Nga DOSJA
ELBASAN– Ndërkohë që pritet ndërhyrja për neutralizimin e 71-vjeçarit në Elbasan, forcat RENEA kanë rrethuar zonat me snajper. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, dy snajperistat janë vendosur njëri në majën e një pallati, ndërsa tjetri është në ballkonin e një apartamenti, me fushëpamje nga banesa ku ndodhet i moshuari.
Snajperat në Elbasan
Snajperat në Elbasan
Snajperat në Elbasan
Snajperat do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se gjendja do të agravohet dhe 71-vjeçari do të qëllojë sërish ndaj Policisë.
Në vendngjarje, përveç efektivëve, kanë shkuar edhe “kokat” e Policisë së vendit. Fillimisht pranë efektiëve kanë shkuar drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj bashke me shefin për Krimet e Rënda, Arben Dashi. Ndërkohë që po ashtu, kolegëve u është bashkuar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Pas 5 orësh forcat RENEA ekzektuan 71-vjeçarin nga Elbasani, Lefter Zhidru! I moshuari shkaktoi terror në qytet duke plagosur edhe dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pas një sherri me ish-gruan, ai doli në ballkon dhe qëlloi ndaj Policisë. Pavarëisht thirrjeve për t’u dorëzuar, ai nuk hoqi dorë nga sulmet dhe u vra brenda banesës. Aty kishte një armë zjarri, fishekë dhe lëndë plasëse.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ZURICH- Mengjesin e sotëm në Zurich të Zvicrës ka ndodhur një sherr në një familje shqiptarësh. Sipas mediave ndërkombëtare si pasojë e këtij sherri kanë mbetur...
ELBASAN– Negociatat nuk po bëjnë punë! Forcat RENEA po përgatiten që të hyjnë nga ballkoni për të neutralizuar 71-vjeçarin, Lefter Zhidru, i cili vazhdon...
TIRANË– Asnjë humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 852 testime të kryera kanë rezultuar poziti...
DURRËS– Personi që u vu sot në pranga nga Policia e Durrësit është pronari i një çerdheje. Policia, me anë të një njoftimi rutinë, lajmëroi sot se n...
ELBASAN– Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksionin e Policisë në Elbasan, ku një 71-vjeçar qëlloi me armë zjarri kundër efektivëve, duke plagosur dy ...
ELBASAN– Prej më shumë se 2 orësh vijojnë negociatat për dorëzimin e Lefter Zhidrut, cili qëlloi me kallashnikov ndaj Policisë nga ballkoni i shtëpisë së tij. B...
DIBER-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Dibër. Një 60-vjeçar me profesion elektricist ka humbur jetën teksa ishte duke punuar.Policia rapor...
ELBASAN– Zbardhet arsye përse ka nisur sherri mes 71-vjeçarit Lefter Zhidru dhe ish-gruas së tij në Elbasan, ngjarje që ka shkaktuar që i moshuari të mar...