Aktualitet

Kush është Lefter Zhidru? I moshuari NGA SARANDA që plagosi dy persona në Elbasan, historia e dashurisë që nisi konfliktin

24 Shtator 2020, 15:01 Nga DOSJA
Kush është Lefter Zhidru? I moshuari NGA SARANDA që plagosi dy

ELBASAN– Konfilikti me ish gruan dhe vajzën 14 vjeçare bëri që Lefter Zhidru, 71 vjeçari banues në Elbasan të dilte në rrugë dhetë qëllonte me armë në drejtim të paditur.

Në vendin e ngjarjes mbërritën Forcat RENEA, FSHN-së, të cilat u munduan që të binin në negociata me të moshuarin që të dorëzohej mirëpo ky ishte një mission i pamundur. Zhidru qëlloi në drejtim të katër efektivëve të forcave RENEA mirëpo fatkeqësisht plumbat kapën dy kalimtarë të rastësishëm.

Pritet nga minuti në minut ndërhyrja me metoda të sofistikuara brenda banesës ku ndodhet 71 vjeçari. Në Elbasan konfirmohet prezenca e çdo agjensie përkatëse qoftë e për ndërhyrjet, dialogun, anti-eksplozivin etj. Në operacion të angazhuar persona me pozita të larta në policinë e shtetit.

Mirëpo kush është Lefter Zhidru?

71-vjeçari me origjinë nga Xarra e Sarandës jeton në zonën ‘Kthesa e Sarës’ në Elbasan. Prej 5 vitesh ai kishte migruar nga Saranda në Elbasan dhe në lagjen e tij njihet si tip problematik.

Zhidru ishte ndarë nga bashkëshortja e tij me të cilën ka dhe një vajzë 14-vjeçare, mirëpo jetonin në të njëjtën banesë. Kjo është gruaja e tij e tretë, ndërsa me martesat e mëparshme ka dy fëmijë. Një djalë i jeton i vetëm ndërsa djali tjetër jeton në Norvegji.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter zhidru lefter zhidru

Sondazh

Poll