Lajmi i mirë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit nga COVID-19! Shënohen 134 raste pozitive, por shërohen 100 qytetarë
24 Shtator 2020, 14:41Nga DOSJA
TIRANË– Asnjë humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 852 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë nga pandemia 134 persona, ndërsa 100 pacientë janë shëruar. Ndërkohë që aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Deklarata e ministrisë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të vijojnë të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave kundër COVID-19 për të parandaluar përhapjen e këtij infeksioni.
Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni. Ju lutemi mos e ulni vigjilencën, virusi është ende mes nesh dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse zbatojmë çdo ditë rregullat e vendosura, si armët e vetme në betejën me SARSCOV2.
Ju informojmë për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Nuk është shënuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të shtruarve në spital vijon të jetë i qëndrueshëm.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 852 testime ku 100 qytetarë rezultojnë të shëruar duke e çuar në 7239 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.
Nga testimet e 24 orëve të fundit janë konfirmuar 134 të prekur me virusin SARSCOV2 dhe shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë është si vijon:
61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.
Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19.
COVID-19 – Statistika (24 Shtator 2020) Testime totale 83103 Raste pozitive 12921 Raste të shëruara 7239 Raste Aktive 5312 Humbje jete 370 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
DURRËS– Personi që u vu sot në pranga nga Policia e Durrësit është pronari i një çerdheje. Policia, me anë të një njoftimi rutinë, lajmëroi sot se n...
ELBASAN– Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksionin e Policisë në Elbasan, ku një 71-vjeçar qëlloi me armë zjarri kundër efektivëve, duke plagosur dy ...
ELBASAN– Prej më shumë se 2 orësh vijojnë negociatat për dorëzimin e Lefter Zhidrut, cili qëlloi me kallashnikov ndaj Policisë nga ballkoni i shtëpisë së tij. B...
DIBER-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Dibër. Një 60-vjeçar me profesion elektricist ka humbur jetën teksa ishte duke punuar.Policia rapor...
ELBASAN– Zbardhet arsye përse ka nisur sherri mes 71-vjeçarit Lefter Zhidru dhe ish-gruas së tij në Elbasan, ngjarje që ka shkaktuar që i moshuari të mar...
Populli thotë zgjidh komshiun dhe pastaj shtëpinë. Por një 47-vjeçar si dhe personat me të cilët ai konfliktohet nuk kanë pasur fare fat.E. G e ka kthyer...
TIRANE– Paraditen e sotme Tirana është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm që i kanë kapur njerëzit në befasi. Duket se dy ish-Ministret e Arsimit, Lindita Nikol...
ELBASAN– Lefter Zhidru ndodhet aktualisht i vetëm në një banesë në Elbasan duke i bërë kështu rezistencë policisë. Pasi qëlloi mbi katër efektivët e forcave shq...
ELBASAN-Është bërë publike fotoja e 71-vjeçarit Lefter Zhidru, të moshuarit që ka terrorizuar qytetin e Elbasanit pas një konflikti që pati fillimis...