Aktualitet

Skandal në Durrës/ Pronari i çerdhes rreh foshnjen 18 muajshe, nëna e tmerruar bën denoncim por 61-vjeçari ia hedh me një

24 Shtator 2020, 14:37 Nga DOSJA
Skandal në Durrës/ Pronari i çerdhes rreh foshnjen 18 muajshe,

DURRËS– Personi që u vu sot në pranga nga Policia e Durrësit është pronari i një çerdheje. Policia, me anë të një njoftimi rutinë, lajmëroi sot se një 61-vjeçar ishte proceduar penalisht, pasi kishte dhunuar një 2-vjeçar, pa shtuar asnjë detaj më tepër.

Dosja.al ka mësuar se 61-vjeçari është pronari i çerdhes që frekuentonte foshnja, që në të vërtetë është vetëm 18 muajshe dhe se denoncimi është bërë nga nëna e bebes. Pas shenjave që ka parë në trupin e fëmijës, nëna e tmerruar ka shkuar në polici për të ngritur denoncimin për pronarin e çerdhes private në lagjen nr.8, tek zona e njohur si ‘Çezma e Ferrës’.

Por pavarësisht denoncimit të ngritur, policia është mjaftuar me një procedim penal ndaj 61-vjeçarit. Kush është ky person që ‘shpëton’ nga burgu me një procedim penal, pasi rreh një foshnje?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 61 vjecari dhunon foshnjen durres 61 vjecari dhunon foshnjen durres

Sondazh

Poll