Sport

“Nuk kam folur për 4 ditë”, për Lukakun vazhdon të “djegë” humbja ndaj Sevilla-s: Conte për mua është si një ba

24 Shtator 2020, 12:39 Nga DOSJA
“Nuk kam folur për 4 ditë”, për Lukakun vazhdon

MILANO-Mjaftoi vetëm një sezon për të kuptuar se sa shumë vlerësim kanë për njëri-tjetrin Antonio Conte dhe Romelu Lukaku. Trajneri puljez e kishte kërkuar ta trajnonte vite më parë, Interi ia bëri “dhuratë” verën e kaluar. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi belg nuk i kursen fjalët me superlativa për Conten.

“Për mua është një mentor, një baba, ne të dy e kuptojmë njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur. Të luash për të është realizimi i një ëndrre. Duhet të përmirësohemi, Conte është trajneri i duhur për ta bërë këtë.”

HUMBJA E FINALES SË EUROPA LEAGUE-Nuk kam folur katër ditë pas asaj ndeshjeje, ishte një moment shumë i vështirë në aspektin personal. Por pastaj u zgjova dhe i thashë vetes: mund të humbasësh, por vetëm për të mësuar se si të fitosh.

SKUADRA E INTERIT-Vitin e kaluar kemi bërë mirë, por nëse ka diçka për të përmirësuar, duhet të ndodhë në cilësi dhe përvojë. Pra, ardhja e Vidalit është shumë e rëndësishme për ne. Nuk mund të fitosh shumë dhe përballë skuadrave të ndryshme nëse nuk ke lojtarë të nivelit të lartë.Barella do të jetë i rëndësishëm si për Interin ashtu edhe për ekipin kombëtar. Gjatë muajve të fundit është rritur shumë, fizikisht dhe mendërisht, është mbresëlënës. Mund të përmend edhe Espositon, por duhet të luajë në vazhdimësi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antonio conte inter lukaku antonio conte inter lukaku

Sondazh

Poll