Aktualitet

“Los Blancos”/ Kush është Vladimir Lesaj, raportuesi dhe financieri i Eldi Dizdarit, roli kyç në bandën e kokainës, mo

24 Shtator 2020, 05:52 Nga DOSJA
“Los Blancos”/ Kush është Vladimir Lesaj, raportuesi dhe

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Los Blancos”, ku u godit karteli i parë i drogës në Shqipëri. Gazetari i Report Tv, Elton Qyno shkruan se Vladimir Lesaj, një nga të arrestuarit, ka pasur një rol kyç në këtë grup kriminal. Sipas gazetarit, Lesaj ishte përgjegjës financiar për blerjet e sasive të kokainës që magazinoheshin në Holandë si dhe ishte raportuesi i parë tek drejtuesit e grupit, Dritan Rexhepi dhe Eldi Dizdari.

Po kështu, Lesaj monitoronte çdo ngarkesë që hynte në Itali, pra ishte njeriu që mbante përgjegjësi për gjendjen në magazinë dhe shitjet në shtetin fqinj. Në dosjen kriminale thuhet se Lesaj ishte shpallur në kërkim që prej 25 nëntorit të vitit 2019, por u arrestua vetëm pak ditë më parë, më 17 shtator të 2020, si pjesë e operacionit “Los Blancos”.

Nga hetimet prokurorët italianë kanë faktuar tre episode të trafikimit të drogës. Rasti i parë ishte në 5 dhjetor 2015 në Vipiteno të Bolzanos, ku Lesaj importoi nga Holanda në Itali 11.5 kg kokainë, sasi kjo e cila u arrit të kapej nga policia. Rasti i dytë ishte në janar të vitit 2016, 2 kg kokainë sërish nga Holanda drejt Milanos, por edhe kësaj here dështoi. Ndërsa, ai  tretë më 27 janar 2016 nga Holanda po drejt Milanos. Bëhej fjalë për 3 kg kokainë, e cila sërisht u kap nga policia së bashku me korrierët.

Më 17 shtator Policia e Shtetit, Europol, Eurojust dhe partnerët ndërkombëtarë goditën kartelin e parë shqiptar të drogës, ku u arrestuan rreth 30 persona, 20 prej të cilëve shqiptarë. Gjatë këtij operacioni në pranga ranë 5 shqiptarë të cilët u prangosën në vendin tonë, ndërsa 5 të tjerë u prangosën jashtë Shqipërisë. Të arrestuarit në Shqipëri janë Gentjan Manaj, Elvis Jaupaj,  Jorin Llambro, Rexhino Ibrahimi  dhe Vladimir Lesaj në Lezhë. Ndërsa Eldi Dizdari u arrestua në Dubai. Ndërkohë në vendet Europiane janë arrestuar Lek Colaj, 40 vjeç në Rumani, Gjergj Lesaj, 38 vjeç në Holandë, Sokol Aliko (Memetaj) 36 vjeç në Spanjë, Robert Varga, 44 vjeç në Hungari.

Karteli “Los Blancos”  dyshohet se kryesohet nga biznesmeni Eldi Dizdari. Gjatë operacionit u sekuestruan 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë. Hetimet nisën në vitin 2015 pas një sherri në një lokal në Firence, duke qenë se njëri nga të arrestuarit kishte një celular Blackberry në te cilin u gjetën bisedat e trafikantëve të drogës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet karteli shqiptar i droges vladimir lesaj karteli shqiptar i droges vladimir lesaj

Sondazh

Poll