Aktualitet

Durrësi nën ujë/ Përmbyten akset kryesore të qytetit, probleme në qarkullimin e mjeteve (Pamje nga qyteti bregdetar)

24 Shtator 2020, 05:25 Nga DOSJA
Durrësi nën ujë/ Përmbyten akset kryesore të qytetit,

DURRËS- Pak minuta shi kanë mjaftuar që të përmbyten disa akse rrugore në qytetin bregdetar të Durrësit. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al në disa akse kryesore të qytetit uji ka arritur në disa centimetra. Kjo situatë ka sjellë edhe probleme në qarkullimin e mjeteve, pasi pothuajse është e pamundur që makinat të lëvizin mes ujit.

Ndërkohë, në këto akse kanë shpërthyer edhe ujërat e zeza, ndërsa banorët e këtyre lagjeve e kanë pamundur që të dalin nga banesat, pasi niveli i ujit është rritur ndjeshëm.

Foto nga përmbytjet në Durrës:

Moti i keq ka përfshirë vendin që prej ditës së djeshme, ku pati përmbytje në qytetet si Lushnja, Durrësi dhe Lezha. Po kështu, breshëri i madh dëmtoi pemët frutore në Konispol. Bllokimi i akseve rrugore solli edhe kaos në trafik dhe në qytetet si Durrësi dhe Lezha u krijuan radhë të gjata makinash.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi permbytet durresi moti i keq ne shqiperi permbytet durresi

Sondazh

Poll