Aktualitet

Protesta tek QSUT/ Këta janë 5 mjekët që do takojnë Edi Ramën

23 Shtator 2020, 23:54 Nga DOSJA
Protesta tek QSUT/ Këta janë 5 mjekët që do takojnë Edi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ftuar në takim, në orën 09:00, “bluzat e bardha”.

Mësohet se është caktuar një grup me 5 mjekë që do të shkojnë në takim nesër me përfaqësues të zyrës së bashkëqeverisjes dhe të Ministrisë së Shëndetësisë në ambientet e qendrës për hapje dhe dialog (COD) në Kryeministri.

Mjekët që do të marrin pjesë në takim janë: Gentian Stroni, Altin Kuqo, Fatos Olldashi, Arjan Harxhi si dhe Arjan Mezini.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ftoi edhe përfaqësues nga opozita.

Mjekët paralajmëruan një protestë në orën 10:00 para oborrit të QSUT-së, por policia u ka refuzuar lejen me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet në kohë pandemie. Sindikata e Mjekëve të Shqipërisë i ka dërguar një shkresë me 4 pika qeverisë shqiptare ku kërkohet rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar, sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, sigurimi i të gjitha kushteve.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e mjekeve protesta e mjekeve

Sondazh

Poll