Aktualitet

14 Prill 2019, 16:09 Nga DOSJA

TIRANË- Përpara se të niste karrierën në drejtësi si gjyqtar, Artan Lazja ka qenë dhe jurisit i PS-së në KQZ. Në këtë post qëndroi shumë dhe sipas tij, kjo ishte një zgjedhje e vet atij, pasi nuk mund të qëndronte dot si një njeri i varur nga të tjerët dhe të bënte jetën sipas shijeve të shefit.

Në një intervistë për Dosja.al Lazja shprehet se është një shqiponjë në majë të malit dhe jo një mizë në b***ë të kalit. Më tregon dhe presione që ka pasur nga PD gjatë procesit të rivlerësimit të tij nga KPK, ku ka marrë dhe kërcënime për jetën.

PJESË NGA INTERVISTA

Le të kthehemi tek karriera juaj. Keni qenë gjyqtar dhe Kryetar i Gjykatës në Gjirokastër përpara se të transferoheshin në Tiranë, si i propozuar i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kush ju propozoi? Pse ju propozuan juve?

Kam një karrierë 25 vite në Gjyqësor. Përsa i përket pyetjes suaj, mendoj se duhet të ishte nevoja e një juristi i cili përveç aftësive profesionale dhe menaxhuese, të ishte dhe paksa trim duke përballuar presionet e mëdha, siç vetë e tregoi edhe koha.

Pse nuk ndoqët një karrierë në Partinë Socialiste më pas, si jurist, por u rikthyet gjyqtar në Tiranë?

Atyre që me njihnin nga afër dhe ma dinin karakterin, kur më kanë pyeta në këtë mënyrë siç po me pyesni mua juve tani, ju kam dhënë këtë përgjigje: Jam shqiponjë në majë të malit dhe jo mizë në b***ë të kalit. Siç duket nuk kam qenë i prerë për politikanë dhe doja të shijoja lirinë dhe pavarësinë time, e jo ta bëja jetën, sipas shijeve të shefit.

A keni patur pengesa nga PD? Keni patur sulme politike gjatë kësaj kohe?

Pengesa kam pasur, presione po, jashtë dhe brenda komisionit, luftë nervash, kërcënime për jetën mosmirënjohje e shumë gjëra të tilla problematike, të cilat më kanë shoqëruar deri ditët e sotme.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan lazja artan lazja shkarkohet nga vetingu kqz partia socialiste artan lazja artan lazja shkarkohet nga vetingu kqz partia socialiste

Sondazh

Poll