Aktualitet

“Rama të tregojë ku ia ka mbathur”, Paloka: Ka shumë fatura për të paguar

14 Prill 2019, 15:54 Nga DOSJA
“Rama të tregojë ku ia ka mbathur”, Paloka: Ka shumë

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, tashmë nënkryetar i saj, Edi Paloka, ka folur pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

I ftuar në studion e televizionit News 24, Paloka shprehet se Edi Rama ka shumë fatura për të paguar, ndërsa shton se ai “të tregojë ku ia ka mbathur”.

“Kryeministri të tregojë se ku ja ka mbathur. Protesta arriti të ishte edhe më madhe se ajo e 16 marsit. Ajo që ne kemi kërkuar është pjesëmarrja e qytetarëve në protestë. Ajo ishte protesë masive. Protesta është transmetuar edhe në mediat e huaja. Qytetarët nuk po lodhen dhe nuk po tremben”. – tha Paloka.

Sipas Palokës, dhuna dhe arrestimet e policisë ndaj protestuesve janë të papranushme dhe tregojnë se policia sfidën e ka me qytetarët dhe jo me krimin.

“Njerëzit rrëmbehen në rrugë dhe burgosen dhe përfundojnë në biruca. Edi Rama është i vetmi dhe qeveria e tij që kanë faturë për t’iu paguar shqiptarëve. Njerëzit nuk vijnë për ne, por vijnë se janë të lodhur. Dhjetë milionë eurot kanë fluturuar dhe nuk i gjen kush. Kush janë kapur me atë që kanë kryer krimet në Shkodër”, shtoi më tej Paloka.

Një ditë më parë, Opozita zhvilloi protestën e nëntë të saj, ku pati dhe akte dhune. Tubimi zgjati më shumë se katër orë, dhe nisi në orën 18:00 deri në 22:20. Pesë policë mbetën të lënduar dhe sipas PD-së janë plagosur dhe 15 qytetarë përfshirë këtu reporterin Arben Dajçi dhe një gazetare. Po ashtu u qëllua me gurë dhe bojë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, por u dogj dhe një makinë dhe një kioskë.

Partitë opozitare prej datës 16 shkurt kanë nisur valën e protestave dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës si kryeministër. Ata kanë dorëzuar mandaetet e deputetëve dhe kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkesa e tyre është “Qeveri tranzitore pa Ramën kryeminsitër”. Nisja e protestave të opozitës ka futur vendin në një krizë institucionale, ku ende nuk ka asnjë hap pas nga të dyja palët.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites protesta e opozites 13 prill 2019 protesta e opozites protesta e opozites 13 prill 2019

Sondazh

Poll