Aktualitet

Lidhin mikrofonët me zinxhirë, gazetarët para Prokurorisë: Të shkarkohet menjëherë truproja e Markut

14 Prill 2019, 09:17 Nga DOSJA
Lidhin mikrofonët me zinxhirë, gazetarët para Prokurorisë:

TIRANË- Me thirrjen “Lajmësi është i shenjtë” dhe “Lajmësi nuk preket”, gazetarët janë mbledhur sot në një protestë para Prokurorisë së Përgjithshme. Ata shprehen se protestojnë pas akteve të dhunës të ndodhura së fundmi ndaj reporterëve dhe kameramanëve.

Me pankarta në duar dhe me mikrofonë të lidhur me zinxhirë në formë simbolike, protestojnë kundër intimidimit, kërcënimit dhe dhunës ndaj gazetarëve.

Po ashtu në pankarta shkruhet: “Gazetarët nuk janë zëdhënës”, “Heshtja nuk blihet, fjala nuk shitet”, etj. 

“Kjo protestë është vetëm nga gazetarët e lirë, nuk kemi as lidhje partiake dhe asnjë qëllim për të sulmuar njerëz që janë të lidhur me politikën apo institucionet. Kërkojmë shkarkimin e truprojës së Prokurores, si dhe prej Arta Markut presim të kërkojë ndjesë për këtë akt. Kërkojmë të na lini të lirë për të kryer detyrën tonë! Lajmësi është i shenjtë”, është shprehur gazetarja Brikena Prifti, gjatë një prononcimi për mediat.

Në njoftimin që gazetarët kanë shpërndarë për mediet, thuhej: “Komuniteti i gazetarëve dënon keto akte të rënda dhe të papranueshme të ndodhura vetëm së fundmi me punonjësit e medias. Këto veprime cënojnë jo vetëm integritetin fizik të gazetarëve, por edhe lirinë e medias”.

NJOFTIMI I GAZETARËVE

GAZETARËT NË PROTESTË

Ditën e premte (12.04) rojet e sigurisë së Prokurores së Përgjithshme të Përkoshme, Arta Marku, ushtruan dhunë fizike ndaj gazetarit Renaldo Salianji, gjatë kohës që po kryente detyrën e tij.

Pak ditë më parë, Kryetari i Bashkisë së Pukës kërcënoi me “varje” gazetarin e emisionit Investigativ “Fiks Fare”, teksa ky i fundit kryente detyrën.

Forcat e policisë penguan gazetaren Dorjana Bezat teksa raportonte live për shembjen e banesave tek “Bregu i Lumit”.

Dhuna policore qëlloi mbi gazetarin Erion Skëndaj gjatë raportimin të protestës së opozitës.

Komuniteti i gazetarëve dënon keto akte të rënda dhe të papranueshme të ndodhura vetëm së fundmi me punonjësit e medias. Këto veprime cënojnë jo vetëm integritetin fizik të gazetarëve, por edhe lirinë e medias.

Sot, gazetarët në Shqipëri po përballen me sulme fizike nga zyrtarë dhe njerëz të pushtetit, sikundër edhe me arrogancën institucionale, që shkel rëndë misionin e medias.

Si reagim i fortë ndaj dhunës që kërcënon gazetarët, heshtjes së institucioneve përgjegjese për të dënuar këto akte, kemi vendosur që ditën e Dielë ora 16:00-17:00 para Prokurorisë së Përgjithshme të protestojmë.

Ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Truprojës së Arta Markut dhe që Prokuroria e Përgjithshmë të kërkojë falje për aktin e kryer.

Ne kërkojmë zbatimin e ligjit për kryetarin e Bashkisë së Pukës.

Ne kërkojmë të na lini të kryejmë detyrën tonë!

Ne protestojmë për çdo akt që cënon lirinë e medias dhe gazetarit!

Lajmësi është i shenjtë!

Portesta është thirrur pas dhunimit të gazetarit të Klan Plus, Renaldo Salianji, i cili u shty nga truproja i Arta Markut. Ai ishte duke i drejtuar mikrofonin Prokurores së Përgjithshme, por nuk u lejua nga truproja. Po ashtu dhe në protestën e opozitës të pak ditë ve më parë gazetari Erjon Skëndaj nuk u lejua që të raportonte dhe u ndalua nga uniformat blu.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ndaj gazetareve gazetarët në protestë proteste ndaj arta markut proteste tek prokuroria e pergjithshme dhuna ndaj gazetareve gazetarët në protestë proteste ndaj arta markut proteste tek prokuroria e pergjithshme

Sondazh

Poll