Politike

VIDEO/ “Dëgjo këtu ti pederast m.ti”, plas tek Komisioni i Integrimit, telefonata që hyri LIVE në momentin e gabuar, kus

23 Shtator 2020, 09:59 Nga DOSJA
VIDEO/ “Dëgjo këtu ti pederast m.ti”, plas tek Komisioni i

TIRANË- Një incident ka shoqëruar dje punimet në Komisionin për Integrimin, i drejtuar nga deputetja Rudina Hajdari. Dosja.al ka vëzhguar mbledhjen, ku përveç mungesës së përqëndrimit nga deputetët, apo edhe deklaratave kontradiktore, tashmë “injorimi” nga ana e deputetëve për punën e tyre në Kuvend, ka kapur majën.

I tillë është edhe rasti i një deputeti “misterioz”, i cili përmes zërit është vështirë të identifikohet. Në momentin që kryetarja e Komisionit, Rudina Hajdari po bënte apelin përmes platformës “Zoom”, se kush nga deputetët ishte i pranishëm, radha i erdhi deputetit Taulant Balla.

Pamja tregon vetëm Hajdarin, dhe në këtë moment, ndizet një nga mikrofonët e deputetëve, ku dëgjohet një telefonatë. “Dëgjo këtu ti pederast m.ti”, thotë zëri nga ana tjetër e telefonit, ndërsa pranë mikrofonit vjen edhe përgjigjia e deputetit të Kuvendit. “Pse ça bëra unë”,-thotë ai, ndërsa menjëherë linja i kalon deputetit Nikolin Staka.

Dosja.al e pati të pamundur identifikimin e deputetit që e kishte të pamundur fikjen e telefonit gjatë mbledhjes së Komisionit, por jemi të hapur për sugjerime.

Për më shumë ndiqni pamjet: 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari sharje tek komisioni i integrimit rudina hajdari sharje tek komisioni i integrimit

Sondazh

Poll

Politike 23 Shtator 2020, 07:39

KRUJË – Familja Preni jeton në kontenier që prej 26 nëntorit të vitit të shkuar kur tërmeti u dëmtoi rëndë banesën. Gruaja e tij thotë se deri më tani nuk ...