Politike

PS depoziton në Kuvend draftin për listat e hapura/Konferenca e Kryetarëve e dërgon tek “Ligjet”: Më 1 tetor do të dis

23 Shtator 2020, 08:35 Nga DOSJA
PS depoziton në Kuvend draftin për listat e hapura/Konferenca e

TIRANË- Mazhoranca nuk ka humbur kohë. Ditën e sotme Partia Socialiste ka depozitar në Kuvend draftin për listat e hapura. Ndërkohë, Konferenca e Kryetarëve ka vendosur se më 1 tetor do të diskutohen në Kuvend ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Po kështu, draftin e PS-së për listat e hapura e ka dërguar në Komisonin e  Ligjeve për diskutim

Tashmë drafti ndodhet në Këshillin politik për t’u diskutuar me palëve politike dhe të bëhen ndryshimet dhe propozimet konkrete për të arritur në një  konsensus mes palëve, por ende nuk është arritur një konsensus në Këshillin Politik. Opozita jashtëparlamentare ende nuk ka çuar ende asnjë propozim.

Mazhoranca i ka dhënë aftin e fundit opozitës jashtëparlamentare deri më 30 shtator që të arrihet në konsensus për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për listat e hapura, koalicionet dhe pragun elektoral. Njëkohësisht PS-ja ka paralajmëruar opozitën  se procesi nuk do të mbetet peng në një kohë kur vendi është vetëm pak muaj larg mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare 2021.

Ndërkohë gjatë mbledhjen online të Konferencës së Kryetarëve u miratua edhe kalendari 3-javor i punimeve për periudhën 28 shtator-16 tetor. Seancat parlamentare u vendosën të mbahen në datat 1 tetor, 8 tetor dhe 15 tetor.

Sakaq në këtë mbledhje u vendos  që seancat plenare do të vazhdojnë të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve,  duke respektuar rregullat e covid. Ndërsa, sa i përket mbledhjeve të komisioneve do të vazhdojnë të zhvillohen online.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike më 1 tetor ndryshimet kushtetuese ps depoziton në kuvend draftin për listat më 1 tetor ndryshimet kushtetuese ps depoziton në kuvend draftin për listat

Sondazh

Poll

Politike 23 Shtator 2020, 07:39

KRUJË – Familja Preni jeton në kontenier që prej 26 nëntorit të vitit të shkuar kur tërmeti u dëmtoi rëndë banesën. Gruaja e tij thotë se deri më tani nuk ...