Politike

“Të ngrihet sa më shpejt Gjykata Kushtetuese”/ Ambasadori gjerman takim me Vitore Tushën: Të ecet para edhe me Reformën

23 Shtator 2020, 07:49 Nga DOSJA
“Të ngrihet sa më shpejt Gjykata Kushtetuese”/ Ambasadori

TIRANË- Mëngjesin e sotëm, ambasadori gjerman Peter Zingraf ka zhvilluar një takim Vitore Tushën, e cila është anëtarja me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese si dhe drejtuesja e KED që prej qershorit 2020. Mësohet se në këtë takim Zingraf ka diskutuar me Tushën për ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe ngritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë takimit  Zingraf shprehu mbështetjen dhe angazhimin e shtetit gjerman për reformën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe për ecurinë pozitive të saj me qëllim funksionimin sa më të shpejtë të institucioneve dhe plotësimin e kushteve për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ndërsa nga ana tjetër Vitore Tusha evidentoi rëndësinë që mbart ringritja sa më shpejt Gjykatës Kushtetuese për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri dhe procesin e integrimit të saj në Bashkimin Europian.

Po kështu, Tusha u ndal edhe në veprimtarinë e institucionit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duke u fokusuar në ecurinë e procesit të përzgjedhjes dhe renditjes së kandidatëve për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ngritja e gjykates kushtetuese peter zingraf vitore tusha ngritja e gjykates kushtetuese peter zingraf vitore tusha

Sondazh

Poll

Politike 23 Shtator 2020, 07:39

KRUJË – Familja Preni jeton në kontenier që prej 26 nëntorit të vitit të shkuar kur tërmeti u dëmtoi rëndë banesën. Gruaja e tij thotë se deri më tani nuk ...

Politike 22 Shtator 2020, 20:00

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komunikuar live me Tiranën nga Libani, ku edhe ka shkuar për të ndjekur nga afër operacionin për rikthimin ...