Kush është Mirela Ndoci, pronarja e kompanisë farmaceutike që dyshohet se ka marrë miliona euro nga italianët
23 Shtator 2020, 11:15Nga DOSJA
TIRANË- Prokuroria e Tiranës, pas një letër porosie të mbërritur nga pala italiane, ka nisur hetimet për kompaninë farmaceotike “Frog”, aksionere e së cilës është Mirela Ndoci. Italianët, kërkojnë nga prokuroria shqiptare të verifikohet kjo kompani, pasi dyshohet si pjesë e skemës mashtruese me tenderin e maskave anti Covid- 19 në Itali, ku e përfshirë është kompania italiane “Bio Life SRL”.
Nga hetimet është zbuluar se kompania “Frog”, është pritëse e disa transaksioneve bankare nga Italia, sa i përket tenderit të maskave që mori kompania “Bio Life SRL”, në rajonin e Lacios, me vlerë 4 milion e 960 mijë euro. Dyshohet se një pjesë e këtyre parave kanë mbëritur dhe në Shqipëri, të cilat janë marrë nga kompania “Frog” në Tiranë.
Por kush është Mirela Ndoci?
Mirela Ndoci është pronare e një kompanie farmaceutike të quajtur “Frog”, e cila është aktive dhe në QKB. Kompania e cila ndodhet në Tiranë dhe merret me prodhim, konfeksionim, tregtim me shumicë dhe pakicë, import, eksporti i prodhimeve farmaceutike, paisje mjekësore dhe aksesorëve të tyre.
Të dhëna për kompaninë:
Fillimisht ka qenë italiani Vincenzo Nuzziello , pronari i kësaj kompanie farmaceutike, por më pas ai ia ka shitur 70% të aksioneve Mirela Ndocit me vlerën 70 mijë lekë të reja, duke e bërë pronare 100% të kompanisë. Nuzziello, pas shitjes së aksioneve është larguar nga Shqipëria.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Rruzhdie Dalipi, e ftuar mëngjesin e mërkurës në studion e ABC-ja e Mëngjesit, ka treguar sesi e kaloi rininë e saj pas hekurave, për një kri...
DURRËS- Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar “pusullën” 3 të dënuarve, të cilët janë Fatos Xhambazi, Besnik Imeraj dhe Lutfi Shabani. Të tre personat jan...
Aktualitet23 Shtator 2020, 10:45
VLORË– Punonjësi që ka mbetur i plagosur në Kaninë pas rrëshqitjes së masivit shkëmbor është punonjësi dhe shoferi i firmës “Gener 2”, që po punon në kanti...
TIRANË– Danimarka do të sjellë 30 respiratorë në Shqipëri, për të ndihmuar në kurimin e pacinetëve me Covid-19. Mediat daneze shkruajnë se vendimi është ma...
TIRANË– Pamjet që po shikoni vijnë nga operacioni “Nargjile”, që vuri në pranga dy persona në Tiranë, të cilët akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i do...
TIRANË– Raportit Evropian i drogërave në Bashkimin Europian ka vënë edhe njëherë tjetër në fokus rajonin e Ballkanit. Sipas raportit të publikuar dhe komis...
VLORË– Një person ka mbetur i plagosur në të dyja këmbët pasi një masiv shkëmbor ka rrëshqitur dhe ka rënë në lokalin ku ai ndodhej në Kaninë të Vlorë. Pun...