Aktualitet

“Djali im të ishte s’e shmangia dot”/ Lihet në burg Hilë Simoni që futi nënë rrotat e makinës gruan e kushërir

23 Shtator 2020, 11:14 Nga DOSJA
“Djali im të ishte s’e shmangia dot”/ Lihet në burg

SHKODËR– 50-vjeçari Hilë Simoni është lënë në burg nga gjykata e Shkodrës pasi akuzohet se ka përplasur me makinë qëllimisht gruan e kushëririt të tij, Katrina Hilën. Vendimi u mor gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme, kur Simoni doli oara trupi gjykues.

Gjatë seancës, ai u shpreh se gjithçka kishte qenë aksidentale dhe se nuk e kishte future qëllimisht Katrinën nën rrotat e makinës së tij.

I arrestuari shtoi edhe se sikur të bëhej fjalë për djalin e tij nuk do të mund ta shmangte dot ngjarjen e rëndë. Përsa u përket konflikteve mes dy familjeve, 50-vjeçari shtoi se gjithçkam es tyre është sqaruar dhe se madje para një jave ka konsumuar kafe me bashkëshortin e Katrina Hilës.

Djali im të ishte nuk do të kisha mundur të shmang aksidentin. S’ishte e qëllimshme, unë nuk kam asnjë konflikt me ta. Para një jave kam pirë edhe kafe me bashkëshortin e Katrinës, kushëririn tim,”- tha Simoni para gjykatës.

 Avokati kërkoi një masë sigurie më të butë pasi klienti i tij është me sëmundje pulmonare, por gjykta nuk e mori parasysh duke e lënë në burg.

Hilë Simoni u arrestua nga policia e Shkodrës.  pasi akuzohet se ka futur nën makinë një fqinjë të tij, Katrina Hilën 54-vjeçe. Katrina Hila rrëfeu publikisht se 50-vjeçari pasi i ka shtypur të dy këmbët e ka lënë për rreth një orë të gjymtuar gruan duke tentuar ti nxjerrë edhe sytë. Aktualisht ajo ndodhet nën kujdesin mjekësor pasi ka pësuar dëmtime të shumta fizike.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 50 vjecari fut nen rrotat e makines fqinjen hilë simoni katrina hila shkoder 50 vjecari fut nen rrotat e makines fqinjen hilë simoni katrina hila shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shtator 2020, 10:45

VLORË– Punonjësi që ka mbetur i plagosur në Kaninë pas rrëshqitjes së masivit shkëmbor është punonjësi dhe shoferi i firmës “Gener 2”, që po punon në kanti...