Politike

LISTAT E HAPURA/ Rudina Hajdari: Do ketë kërcënime, shantazhime që unë të heq dorë nga propozimi im

22 Shtator 2020, 12:44 Nga DOSJA
LISTAT E HAPURA/ Rudina Hajdari: Do ketë kërcënime, shantazhime

TIRANE– Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, Rudina Hajdari përsëriti edhe një herë apelin per të pasur lista të hapura.

Hajdari është shprehur se Gjiknuri, Vasili dhe Bylykbashi po luftojnë në Këshill për interesat e kryetarëve të partivë të tyre, teksa tha se do të vazhdojnë betejën për lista 100% të hapura reale siç i quan ajo, pavarësisht kërcënimeve dhe shantazhimeve.

Lista fituese të përcaktohet nga votat e qytetarëve jo nga kryetari. Partia Socialiste vazhdon i mëshon po të njëjtit propozim dhe ju e shihni qartë që po i bëjnë hile shqiptarëve për ti shitur sapunin për djathë. Por nuk e bëjnë dot, nuk i gënjejnë dot. Premtimet që i bëj i marr seriozisht. Anëtarët e këshillit kryesisht cojnë përpara apo luftojnë për interesat e ngushta të kryetarëve të tyre. Kjo histori duhet të marrë fund. Unë nuk do negocioj, nuk bëj asnjë marrëveshje në kurriz të shqiptarëve. Do të bëj cdo sakrificë për listat e hapura. Do ketë nga ata që të më kërcënojnë, shantazhojnë që unë të negocioj për propozimin që kam bërë. Dua që listat e hapura të jenë 100% dhe boll më me kryetarë që përcaktojnë ata deputetë që i servilosen ditë e natë. Shqiptarët janë të lodhur dhe ne duhet të bëjmë të pamundurën për zgjedhjet e ardhshme.– u shpreh Hajdari.

Këshilli Politik sërish është në ngërç për hapjen e listave. Opozita kërkon një hapje 100% dhe mosprekje të koalicioneve, e po ashtu marrjen e ekspertizës nga OSBE/ODIHR. Por PS dorëzoi të premten një draft të ri me propozime, ku sugjerohet në pikën 1., hapja 100% e listave, por nga ana tjetër sanksionohet se është kreu i partisë ai që rendit emrat në listë, dhe se kandidatët që janë poshtë renditjes preferenciale të kryetarit duhet të mbledhin një numër votash, i cili është më i lartë se ai që i duhet partisë që të nxjerrë një mandat në një qark të caktuar, për të thyer renditjen e kryetarit. Kjo solli bojkotin e KP nga opozita  të premten dhe mosdakordësinë për këtë çështje.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari rudina hajdari

Sondazh

Poll