Sport

Tragjedi në futbollin italian, arbitri së bashku me një femër masakrohet me thikë, dyshohet për krim pasioni

22 Shtator 2020, 08:16 Nga DOSJA
Tragjedi në futbollin italian, arbitri së bashku me një

ITALI Një tragjedi e vërtetë ajo që ndodhi në Lecce, qytet në krahinën e Puglias, në jug të Italisë. Gjyqtari i futbollit, Daniele De Santis, 33 vjeç, u gjet i vdekur, së bashku me një grua, Eleonora Manta, 30 vjeçe. Banesa ku ndodhi ngjarja, në lagjen Rudiae, pranë stacionit të trenit, ishte në pronësi te Daniele Se Sanctis.

Dy viktimat dyshohet se u vranë me mjet prerës, thikë, sipas mediave italiane dyshohet për krim pasioni që e shtyn personin drejt këtë krimi makabër.Sipas informacioneve fillestare, janë dëgjuar britma dhe pastaj disa dëshmitarë kanë parë një burrë duke u larguar me thikë në dorë.

De Santis ishte i njohur si arbitër futbolli. Ai ka vënë drejtësi në Lega Pro, ndërsa në vitin 2017 debutoi në Serinë B me rolin e zyrtarit të katërt në Pisa-Benevento.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport de santis itali de santis itali

Sondazh

Poll