Sport

Gafë me listën e lojtarëve, Roma rrezikon humbjen e ndeshjes në tavolinë me Veronën

21 Shtator 2020, 20:25 Nga DOSJA
Gafë me listën e lojtarëve, Roma rrezikon humbjen e ndeshjes

ROMË-Një gabim amatoresk në klubin e Romës mund t’u kushtojë verdhekuqve humbjen 3-0 në tavolinë të ndeshjes së parë të kampionatit ndaj Veronës, e cila në fushë u mbyll në barazim pa gola.Siç zbulojnë mediat italiane, personat përgjegjës në hartimin e listave të futbollistëve te verdhekuqtë, e kanë lënë emrin e mesfushorit Amadou Diawara në listën e lojtarëve nën 22 vjeç, ndonëse ky i fundit ka mbushur 23 vjeç në korrik.

Ndërkohë nga sa verifikohet lehtësisht, mesfushori verdhekuq nuk është pjesë e listës së futbollistëve mbi 23 vjeç dhe rrjedhimisht nuk është pjesë as e listës prej 25 futbollistësh, dorëzuar para ndeshjes.Amadou Diawara luajti për 90 minuta kundër Veronës, ndonëse nuk ishte në listën prej 25 futbollistësh dhe tashmë Roma mund të përballet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport diwara roma diwara roma

Sondazh

Poll