Politike

Ngërçi për hapjen e listave, Lulzim Basha mbledh aletatët në orën 15:00

22 Shtator 2020, 09:25 Nga DOSJA
Ngërçi për hapjen e listave, Lulzim Basha mbledh aletatët

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë aleatët në orën 15:00. Mësohet se në fokus të takimit mes Bashës dhe aleatëve do të jetë propozimi i ardhur nga maxhoranca në Këshillin Politik, në lidhje me hapjen e listave.

Nga ana tjetër, Këshilli Politik sërish është mbledhur mesditën e sotme. Aty është krijuar një ngërç për hapjen e listave, pasi Opozita nuk tërhiqt dhe kërkon një hapje 100% dhe mosprekje të koalicioneve, e po ashtu marrjen e ekspertizës nga OSBE/ODIHR. (Lexo Këtu)

Nga ana tjetër, maxhoranca dorëzoi të premten një draft të ri me propozime, ku sugjerohet në pikën 1., hapja 100% e listave, por nga ana tjetër sanksionohet se është kreu i partisë ai që rendit emrat në listë, dhe se kandidatët që janë poshtë renditjes preferenciale të kryetarit duhet të mbledhin një numër votash, i cili është më i lartë se ai që i duhet partisë që të nxjerrë një mandat në një qark të caktuar, për të thyer renditjen e kryetarit. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha mbledh aleatet lulzim basha basha mbledh aleatet lulzim basha

Sondazh

Poll