Politike

Sërish s’ka marrëveshje! Mbledhja e KP pa rezultat, Gjiknuri nuk ndryshon mendim: Sillni draft konkret për listat e hapura!

22 Shtator 2020, 09:57 Nga DOSJA
Sërish s’ka marrëveshje! Mbledhja e KP pa rezultat, Gjiknuri nuk

TIRANË- Dy orë e gjysmë mbledhje por sërish pa rezultat. Në orën 12:00, në Pallatin e Kongreseve, u mblodh sërish Këshilli Politik. Opozita jashtëparlamentare kërkon ndihmë nga OSBE-ODIHR, për listat e hapura dhe koalicionet, ndërsa dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari nuk e kanë firmosur letrën e hartuar për “ekspertizë” prej OSBE-ODIHR.

Edhe kësaj here opozita ka si shqetësim kryesor koalicionet zgjedhore, që me ndryshimet kushtetuese, rregulli ndryshon me një liste të vetme dhe të përbashkët forcash politike. Ndërsa opozita kërkon ndërmjetësim, Gjiknuri dhe Hajdari kanë dorëzuar drafte konkrete. Nga ana tjetër Rudina Hajdari bashkohet me nismën e opozitës jashtëparlamente në mbështetje të draftit të saj për listat e hapura. Teksa palët ishin brenda në takim kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi në selinë blu, aleatët e opozitës. (Lexo këtu).

Pse palët nuk bien dakord për listat dhe koalicionet?

Këshilli Politik sërish është në ngërç për hapjen e listave. Opozita kërkon një hapje 100% dhe mosprekje të koalicioneve, e po ashtu marrjen e ekspertizës nga OSBE/ODIHR. Por PS dorëzoi të premten një draft të ri me propozime, ku sugjerohet në pikën 1., hapja 100% e listave, por nga ana tjetër sanksionohet se është kreu i partisë ai që rendit emrat në listë, dhe se kandidatët që janë poshtë renditjes preferenciale të kryetarit duhet të mbledhin një numër votash, i cili është më i lartë se ai që i duhet partisë që të nxjerrë një mandat në një qark të caktuar, për të thyer renditjen e kryetarit. Kjo solli bojkotin e KP nga opozita  të premten dhe mosdakordësinë për këtë çështje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbledhja e kp 22 shtator mbledhja e kp 22 shtator

Sondazh

Poll