Politike

“Nuk i zgjedh Rama kandidatët për deputet në PS”/ Balla i jep fund diskutimeve: Listat dhe koalicionet janë mbyllur, s&#

21 Shtator 2020, 19:48 Nga DOSJA
“Nuk i zgjedh Rama kandidatët për deputet në PS”/

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ftuar në emisonin “Open” ka folur lidhur me hapjen e listave për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 25 prill. Në fjalën e tij, Balla u shpreh se lista e kandidatëve nuk bëhet nga kryesocialisti Edi Rama, por nga kryesia e partisë duke kujtuar zgjedhjet e shkuara.

Më tej në fjalën e tij, Balla u shpreh se diskutimet për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore janë të mbyllura, pasi ato janë tashmë në Kushtetutë.

“Çështja e listave është e mbyllur dhe nuk e di pse ata kundërshtojnë. Është e shkruar në Kushtetutë, në ligjin themeltar të vendit. Koalicionet mund të ndërtohen nga një ose më shumë parti, të cilat janë të detyruara të garojnë në një listë të përbashkët. Në PS nuk i bën kryetari i partisë listat. Nuk e di si bëhen në partitë e tjera, por në PS lista vjen pas disa propozimeve në kryesinë e parties,”-tha Balla në fjalën e tij.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike taulant balla zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 taulant balla zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll